E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriLajme SHKURT 10.02.2021

Lajme SHKURT 10.02.2021

1- Covid-19. 1143 të infektuar dhe 15 humbje jete. Komiteti merr masa shtrënguese.

2- Duke nisur nga data 11.02.2021 kufizohet lëvizja. Mbyllja në ora 20:00 deri 06:00. Universitetet dhe shkollat e mesme mësim online.

3- Luan me armen e gjahut. Plagoset 12-vjeçarja  E.Gj nga Velipoja. Ndërron jetë në spitalin e Shkodrës. Ngjarja e rëndë të mërkuren rreth orës 16:00.

4- Fushata zgjedhore: Monika Kryemadhi përfundon në komisariat. Nuk zbaton masat kundër covid. Monika: “-Arrestoni bandat”!

5- Jozefina Topalli: Lulzim Basha shkatërroi Partinë Demokratike!

6- Vrasja në Bajzë: Merret në pyetje djali i viktimës Franc Gurraj: Nuk e kam vrarë nënën!

7- Rrjedhje të tjera në LSI. Shkrihet dega në Kombinat. Antaret i bashkohen PS!

8- Frrok Çupi: Ilir Meta po përgatitet për “Grusht Shteti” pas votimeve të 25 Prillit!

9- Tom Doshi sfidon Yuri Kim: Dorëzon kërkesën për regjistrim në KQZ!

10- KQZ: Gjobë kreut të Bashkisë Erion Veliaj. Shkeli rregullat për fushatën zgjedhore. Veliaj: Do ta apeloj!

11- Kosovë: Sondazhet parazgjedhore: Fitues VV dhe Albin Kurti!

12- Tuz, Mali i Zi: Analisti Kristjan Dukaj padit në gjykatë Kreun e komunës në Tuz Nikë Gjeloshaj: “Është bullizues”!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit