DUKET SE VETËM RAMA DON TË BËJË SHTET – TË TJERËT VETËM TË VJEDHIN DINË!

0
627
Edi Rama

Vërejtje

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Në Shqipëri i kemi të gjithë të tillë, HAJNA – e këta që vijnë, me atë synim hyjnë – për me vjedhë dhe me u pasurua. Vështirë me gjetë popull më hipokrit në botë! Ndoshta turqit janë kështu, ndoshta. Rudina Hajdari ka miliona nga e ëma gjyqtare, pallate kanë, e ajo shet parime… Po ashtu Jorida Tabaku e PD-së, ka pallat, në mos më shumë se një, të than për ndershmëri. Jozerfina po se po.

Por edhe Monika ka pallatin e saj, e bashkë me Ilirin, disa pallate e investime të tjera… Lul Basha gjithashtu, me kunatin e tij, Saliu me dhëndrrin, 150 milion Euro hodhi dhëndrri i Saliut në pallate te Kompleksi Partizani, ku i mori ato? Më 1990 ishte barkthatë, si tjerët.

Pra, tepër e vështirë me gjetë njerëz, që nuk e kanë shqepur këtë vend. Vetëm Enveri nuk e mori pushtetin për ta vjedhur këtë vend, por për ta bërë, por regjimi ishte i tillë, i gabuar, despotik, e dështoi. Tani kemi 30 vjet, që vetëm gënjejmë veten, sistemi është i korruptuar komplet. Komplet.

Rama nga ana e tij luan si mesalla me dy fase, pak turk, pak erdoganist, pak Kur’anaxhi, pak biblik, pak me papën e gjyshen katolike shkodrane, pak i korrupotuar, por edhe me modernizimin e sistemit, që lufton korrupsionin ka ecur disi. Por hajnat i mban rrotull, tregohet i pamëshirshëm, i largon nganjëherë, por nuk mundet plotësisht, nga frika se bie, e nuk ngrihet më. Ky popull don me u vjedhë! Vështirë me i ruajtë ekuilibrat me këta njerëz pa karakter e qëndrime të qarta. Rama, me sa kam pa i bën disa punë, por po e morën këta tjerët, një Zot na ruaj pastaj, filon talebanizmi, rrëmuja, anarkia dhe gjuetia e shtrigave edhe një herë! Mjerë ky vend e ky popull, që nuk e di!

E Koli gjeturaku me Pamfletin e media tjera i shërbejnë kësaj anarkie, me idenë se edhe ata do të kapin diçka më shumë, prandaj habitem, se duket sikur vetëm Rama dontë bëjë shtet, ai i kontrollon gjërat paksa më mirë, i detyron të pagojnë tatim, ua tërheq veshin edhe të vetëve, e ata nuk duan kështu, nuk duan shtet! Janë mërzitur me të! Nuk na lë të punojmë – thonë. Dmth. nuk na lë të vjedhim, e të mos paguajmë taksa! Tepëer e vështirë. Një shtet do njerëz me karakter që të bëhet, e jo lapera!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu