E shtunë, Maj 4, 2024
KreuLajmeTragjike në Bajzë: 47 Vjeçarja Violeta Gurraj gjendet e vdekur me shenja...

Tragjike në Bajzë: 47 Vjeçarja Violeta Gurraj gjendet e vdekur me shenja dhune në trup

Violeta Gurraj, 47 vjeçe është gjetur e vdekur nga familjaret e saj. Ajo kishte disa ditë që nuk dilte nga shtëpia e saj ne lagjen Ivanaj, në krahun e djathtë të aksit rrugor Bajzë-Vukpalaj, dhe telefoni i saj ishte i fikur. Kjo ka shtuar dyshimet tek familjarët që në bashkpunim me policinë kanë thyer derën e banesës në orët e vona të natës së mbrëmshme. Pamja ka qenë shokuese: 47 vjeçarja e vdekur me prerje në fyt dhe shenja të tjera dhune, çka policia dyshon dhe po heton për vrasjen e 47 vjeçares. Pasi kanë dërguar trupin e viktimës drejt spitalit rajonal të Shkodrës, policia dhe specialistë të krimeve po kqyrin vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për rrethanat dhe motivet e krimit. Ndërkaq bëhet e ditur se para disa vitesh ishte vrarë aksidentalisht edhe bashkëshorti i viktimës dhe ka jetuar e vetme në kushte të vështira ekonomike.

Zani Veriut

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit