E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriPrefektura Shkodër: Analiza e punës për vitin 2020. I pranishëm z/m Besfort...

Prefektura Shkodër: Analiza e punës për vitin 2020. I pranishëm z/m Besfort Lamallari.

Institucioni i Prefekturës në Shkodër ka analizuar sot realizimin e detyrave për vitin 2020. Përveç stafit të Prefekturës ishin të pranishëm dhe Zv/M i Brëndshëm Besfort Lamallari dhe drejtoresha e Drejtorisë për Çështjet vendore znj. Alma Mele. Sekretarja e Përgjithshme e Prefekturës z.Felek Brahimi e ka quajtur vit të sfidës vitin 2020. Pasi ka qenë viti i luftës me virusin dhe pandeminë nga e cila pavarësisht problemeve dhe stanjacionit, përsëri ecuria ka qenë pozitive. Institucioni ka menaxhuar drejt situatën dhe ka koordinuar mirë punën me pushtein vendor dhe institucionet e tjera. Gjithashtu gjatë vitit 2020 puna ka qenë e fokusuar tek rritja e cilësisë së shërbimeve për publikun, menaxhimin e situatave  të vështira në bashkëpunim me emergjencat civile si dhe ndjekjen e investimeve nga projektet e qeverisë Shqiptare. Në fjalën e tij Zv/Ministri Lamallari ka përgëzuar stafin e Prefekturës së Shkodrës duke kërkuar njëherazi angazhim më të madh dhe përkushtim në kryerjen e detyrave gjatë këtij viti.

Zani Veriut

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit