E shtunë, Maj 4, 2024
KreuLajmeLajme Shkurt: 08.02.2021

Lajme Shkurt: 08.02.2021

1- Tragjike në Bajzë: 47 vjeçarja Violeta Gurraj gjindet e vdekur në shtëpinë e saj.  Dyshohet të jetë vrarë pasi ka prerje në fyt dhe shenja dhune në trup. Policia ka dërguar trupin në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës dhe po heton për ngjarjen!

2- Digjet pjesërisht një shtëpi në fshatin Hysaj, Njësia Administrative Gruemire, Bashkia M.Madhe. Ngjarja rreth orës 18:20 minuta të ditës së Dielë datë 07.02.2021. Ka vetëm dëme materiale!

3- Shkodër: Sipërfaqja e përmbytur në zonën e Nënshkodrës rreth 3600 hektarë. Në rrugët drejt Obotit dhe Dajçit kalohet vetëm me mjete të tonazhit të lartë!

4- Skandali me Tiren në QSUT merr përmasa të tjera: Arrestohen dhe tre infermiere dhe një sanitare.

5- Shkodër: Policia kufitare dhe dogana godasin një tjetër rast kontrabande me mallra të akcizës. Subjekti gjobitet me 886.000 lekë!

6- Përkeqësohet situata me Covid-19. Në 24 orët e fundit 1124 të infektuar dhe 14 viktima. Qeveria parashikon masa më të rrepta në vartësi me përceptimin e situatës!

7- Ambasadorja e SHBA Yuri Kim mesazh për KQZ. Mos pranoni në lista kandidate të korruptuar dhe që iu është refuzuar viza për SHBA. Me emër citon Tom Doshin!

8- Ilir Meta i përgjigjet Fatos Nanos: – “Të luash kumar dhe të citosh biblën, kjo nuk shkon” – ka thënë Kreu i Shtetit!

9- Kosovë: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani drejt një fitoreje të madhe. Sondazhet parashikojnë fitoren e Vetvendosjes mbi 50%!

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit