E shtunë, Maj 4, 2024
KreuKulturë25 Janar 2021-76 Vjetori i kryengritjes antikomuniste në Malësi

25 Janar 2021-76 Vjetori i kryengritjes antikomuniste në Malësi

Sot mbushen plot 76 vjet kur në Malësi nisi Kryengritja kundër komunizmit. Ajo nisi me 25 Janar 1945 dhe zgjati deri me 15 shkurt dhe konsiderohet si Kryengritja e parë antikomuniste në Europë. Prinjësit e malsorëve ishin dy burra atdhetarë: Prekë Cali në Kelmend dhe Llesh Marashi në pjesën tjetër të Malsisë. Kryengritja u shtyp dhe pasojat ishin tragjike. U vranë 137 malsorë, luftëtarë të vendosur kundër komunizmit, u burgosën 345 dhe u internuan 41 familje që u shpallen familje reaksionare. Në këtë datë përkujtimore nderim dhe respekt për gjithë ata që iu kundërvunë me armë regjimit gjakatar diktatorial komunist të Enver Hoxhës.

Zani Veriut

25.01.2021.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit