E shtunë, Maj 18, 2024
KreuLajmeVERMOSHI, LËPUSHA DHE QAFA E PREDELECIT PA ENERGJI ELEKTRIKE. RESHJET E DËBORËS...

VERMOSHI, LËPUSHA DHE QAFA E PREDELECIT PA ENERGJI ELEKTRIKE. RESHJET E DËBORËS PO VËSHTIRËSOJNË JETËN E BANORËVE.

Reshjet e deborës që kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme po krijojnë situatë të vështirë për banorët e fshatrave malore në zonën e Kelmendit. Burime nga banorë të Vermoshit, Lëpushes dhe Qafë e Predelecit bëjnë të ditur për Zani Veriut se kanë mbi 30 orë pa energji elektrike ndërkohë që si pasojë e reshjeve të dëborës është vështirësuar  udhëtimi në aksin Gropa të Selcës – Vermosh i cili aktualisht kalohet vetëm me automjete tip fuoristrada dhe mjete të tonazhit të lartë. Përkeqësimi i motit, mungesa e energjisë elektrike dhe vështirësia në qarkullim kanë krijuar situatë të vështirë për banorët e atyre fshatrave. Pamjet që ilustrojnë kroniken janë regjistruar në Vermosh dhe Lëpushë gjatë ditës së sotme nga bashkpuntorët tanë.

Zani Veriut

24.01.2021

Ora 21:15

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit