E shtunë, Maj 4, 2024
KreuLajmeKreu i Bashkisë Tonin Marinaj: Takim pune me drejtues të Policisë. I...

Kreu i Bashkisë Tonin Marinaj: Takim pune me drejtues të Policisë. I pranishëm Drejtori Niko Brahimaj

 

Sot në zyrën e tij Kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj ka zhvilluar një takim pune me Drejtuesit më të lartë të policisë në Qarkun e Shkodrës. I pranishëm ka qënë dhe drejtori Niko Brahimaj. Temë e takimit mësohet se ka qënë intensifikimi i luftës së përbashkët kundër mbjelljes dhe kultivimit të kanabisit, lufta kundër krimit mjedisor. Krimet kundër personit, pandemia, masat për fushatën zgjedhore, trafiqet e qënieve njerzore etj.  Mësohet se gjatë takimit është folur konkretisht për tentativat që bëhen për mbjellje dhe kultivim kanabisi, vjelljet e banesave, ndërtimet pa leje etj, si dhe për masat që duhen marrë bashkërisht për rendin dhe sigurinë publike. Në takim kanë qenë të pranishëm dhe pjestarë të stafit të bashkisë, shefa të komisariateve dhe drejtues të sektorëve me rëndësi në policinë e Qarkut të Shkodrës.

Zani Veriut

05.02.2021

Artikulli përpara
Artikulli tjetër

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit