E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategori" Bajtraktaret " e Tom DOSHIT " sulmojne " Kryetarin e Bashkise...

” Bajtraktaret ” e Tom DOSHIT ” sulmojne ” Kryetarin e Bashkise Tonin MARINAJ.

LAJMI “Shkodra News”➡️ “Bajraktarët” e Tomës në Malësi të Madhe në sulm ndaj policisë dhe Tonin Marinës. Nuk na lejojnë të takojmë elektoratin

Ndërkohë mbrëmë në vijim të traditës u organizua festa e Reçit. Policia e shtetit në zbatim të detyrave funksionale dhe sipas udhëzimeve të bashkisë Koplik ka lejuar vetëm mjetet e autorizuara të disa punonjësve që kishin për detyrë organizimin e eventit.

Sipas burimeve mësohet se aty janë paraqitur me fuoristrada luksoze edhe këshilltarët e PSD, të cilët u këshilluan me shumë mirësjellje nga ana e policisë që të parkonin pak më larg duke qenë se zona është shumë e vogël dhe ka hapesirë të kufizuar parkimi.

Me një arrogancë të paprecedentë “bajraktarët” e Tomë Doshit kanë reaguar ashpër ndaj policëve në detyrë dhe pasi kanë berë rreth 600 metra në këmbë, kanë dalë në deklarata publike në mediat lokale.

Franko Gashaj dhe Mark Luli Gjelaj, ky i fundit jo i pranishëm por në mbështetje, pretendojnë se policia po i pengon të takojnë elektoratin e tyre. 600 metrat e bëra në këmbë duket se këshilltari Gashaj nuk do ja falë Tonin Marinës dhe këtë problem madhor do e diskutojë në mbledhjen më të parë të Këshillit Bashkiak.

Duket qartë se këshilltaret e Tomë Doshit po kërkojnë arsye për të sulmuar Tonin Marinaj, por ndoshta dikush duhet t’i udhëzojë të veprojnë në mënyrë paksa më të sofistikuar dhe inteligjente sepse ata janë të zgjedhurit e popullit dhe ajka intelektuale e Malësisë së Madhe./ShkodraNews

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit