E shtunë, Maj 18, 2024
KreuLajmeLajme Shkurt: 04.02.2021

Lajme Shkurt: 04.02.2021

  1. Koplik: Drejtori i Përgjithshëm i Gjëndjes Civile z.Bledar Doracaj dhe Kryetari i Bashkisë në Malësi z.Tonin Marinaj apel banorëve të rinovojnë kartat e identitetit!

2. Malësi e Madhe: 100 shtetas të paralizuar që nuk kanë mundësi të paraqiten për të aplikuar për karta të reja identiteti për shkak të situatës së rënde shëndetsore që ndodhen. “Aleat” nuk pranon të shkojë nëpër shtëpitë e tyre pasi një gjë të tillë nuk e ka në kontratë. TË SËMURËVE iu rrezikohet kempi dhe pensioni!

3. Shumë të vdekur akoma figurojnë në regjistrin kombëtar të Gjëndjes Civile si të gjallë. E vetmja mënyrë për ti deklaruar të vdekur është me vendim gjykate!

4. Sot aksi Tamarë-Vermosh është zhbllokuar. Kjo është mundësuar nga Kreu i Bashkisë z.Tonin Marinaj i cili në kontakt me autoritet e Komunës së Plavës ka arritur të sjelli një fadromë të fuqishme borëpastruese!

5. Bilanc i rënduar i vdekjeve dhe infektimeve me covid-19. 14 të vdekur dhe 1052 të infektuar në 24 orët e fundit!

6. Lulzim Basha: “Ramën e largojmë me 25 Prill. Shpëton Shqipëria sipas tij!

7. Rama, Yuri Kim dhe Erjon Velija marrin pjesë në nisjen e punimeve në piramidë. Një projekt i vështirë por i domosdoshëm është shprehur Kryeministri Rama!

8. Tronditet Partia e Shpëtim Idrizit: 2500 antar të saj në Rrogozhinë i bashkohen Partisë Socialiste!

9. Sipërfaqja nën ujë në zonat e Nënshkodrës arrin në 3700 hektarë!

10. “Defender” sjell në Shqipëri 6000 trupa ushtarake Amerikanë. Në stërvitje marrin pjesë disa shtete evropiane dhe forca t ëUshtrisë Shqiptare!

11. Sport: Të premten në “Loro Boriçi ” ora 18:00 luhet ndeshja Vllaznia-Laçi. Tifozëria e zjarrtë shkodrane pret një fitore të Vllaznis!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit