E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriPolitike: Tom Doshi drejt kalimit ne Opozite.

Politike: Tom Doshi drejt kalimit ne Opozite.

Ekskluzive/ Krizë në qeverisjen e majtë, Tom Doshi kalon në opozitë.Tom Doshi dhe Edi Rama duket se janë në krizë të re politike. Disa javë më parë, Rama urdhëroi largimit e drejtorëve të Tom Doshit nga çdo post që ata mbanin në qeverisje në Shkodër dhe kjo duket se është shkaku kryesor që Tom Doshi ka zgjedhur që t’i hap luftë politike Edi Ramës.

Burime për portalin Timoni.al bëjnë më dije se javën e ardhshme Tom Doshi sëbashku me deputetët e tij ka vedosur që të dal në opozitë.

Ku na ndajnë edhe një vit e pak nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 ky është një sinjal jo i mirë për Ramën. Miku i tij më i ngushtë po i largohet nga karvani i qeverisjes në një moment aspak të volitshëm.

Janë të shumta dhe të komplikuara arsyet që çuan kryeministrin Edi Rama, të propozojë variantin ekstrem për Tom Doshin dhe drejtorët e tij. Por, arsye kryesore duket se janë raportet konfliktuale të deputetit Doshi me të paktën pesë ministra dhe disa drejtorë të qeverisë.

Disa javë zhvillim i papritur ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, pasi drejtorët e emëruar nga Tom Doshi kanë filluar të zëvendësohen.

Edi Rama shumë drejtori e dikastere ja ka dorëzuar Tom Doshit që në zgjedhjet e 2021, në këmbim të votave në Parlament, sidomos në zonën e Shkodrës. Por postet u shtuan pas zgjedhjeve vendore.

Një prej institucioneve që mori Partia Social Demokrate ishte Këshilli i Qarkut në Shkodër. Në krye të tij u vendos Marina Duhani.

Ajo u emërua në këtë post në qershor të vitit 2023 në kuadër të një pakti PS-PSD edhe për zgjedhjet vendore, ku PS korri për herë të parë fitore në Shkodër. PSD ka këmbëngulur në marrjen e këtij posti, nisur edhe nga fakti se në nivel qarku, kjo forcë politike ka siguruar numrin më të madh të këshilltarëve, 37, ose një më shumë se PS- ja.

Por mësohet se ajo sot ka njoftuar dorëheqjen, por që sipas burimeve ka qenë dorëheqje e imponuar. Ajo do të zëvendësohet nga Edmond Ndou.

Mësohet se Duhani u dorëhoq nga detyra teksa grupi i Partisë Socialiste po finalizonte dokumentacionin për shkarkimin e kryetares së Këshillit të Qarkut të Shkodrës, ku ishte siguruar shumica absolute e firmave.

Ndërsa Edmond Ndou aktualisht është edhe kryetar i grupit të Këshilltarëve të PS-së në Këshillin Bashkiak Shkodër. Më herët ai ka qenë edhe koordinator i LSI-së për Shkodrën ndërsa me largimin e deputetit Agron Çela nga kjo forcë politike dhe bashkimin e tij me PS, Ndou shkoi pas tij.

Por nuk mbyllet me kaq. Mësohet se kanë paraqitur dorëheqjet edhe Rezarta Pode nga Illyrian Guard për Shkodrën dhe drejtori rajonal i ARRSH- së Ervin Sadiku. Që të dy janë nga radhët e PSD.

Pra duket se tashmë buka mes Ramës dhe Doshit është thyer dhe kanë nisur spastrimet.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit