E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriTragjike ne Gjermani: Vritet me arme zjarri ish boksieri Kosovar Besar Nimani

Tragjike ne Gjermani: Vritet me arme zjarri ish boksieri Kosovar Besar Nimani

Tragjike/ Vritet në Gjermani ish-boksieri shqiptar Besar Nimani 

TRAGJIKE :  Ish-boksieri shqiptar nga Kosova, Besar Nimani është vrarë sot (e shtunë) në qytetin e Bielefeldit në Gjermani. Këtë e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit. Sipas raportimeve nga mediat në Gjermani si dhe bazuar në deklaratat e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, Nimani është qëlluar sapo ka dalë nga restoranti.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur edhe vëllai i të ndjerit, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjete sociale. “Sot ne një pritë në Bielefeld te Gjermanisë është vra vllau im Besar Nimani. Ishalla Zoti na bashkon ne xhenet me ta. Përjet e mot krenar me ty, shpirtin me ta marr tradhtisht kan mujt vra por me poshtru kurr askush. Te dua”, shkroi ai.

Sipas raportimeve të dëshmitarëve, një grup prej pesë deri në gjashtë persona ishin ulur së bashku në një lokal. Më pas thuhet se të gjithë janë larguar së bashku nga restoranti. Pastaj papritmas pati të shtëna jashtë restorantit. Gjashtë deri në tetë të shtëna thuhet se janë qëlluar në këtë ngjarje

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit