E shtunë, Maj 18, 2024
KreuLajmeLAJME SHKURT: 01.02.2021

LAJME SHKURT: 01.02.2021

1- Përkeqësohet situata në zonën e Nënshkodrës. Sipërfaqja nën ujë 3005 hektare. Të pakalueshme rrugët drejt Obotit e Dajçit. Bashkia kërkon shpalljen e gjendjes së emergjencës!

2- Aksi rrugor Qafë e Predelecit- Vermosh deri në doganën e Gerçarit i kalueshem. Probleme nga akulli në pjesën Qafë- Gropa të Selcës . Në fshatrat Vermosh dhe Lëpushë akoma nuk është rikthyer energjia elektrike!

3- Shifra të larta të vdekjeve dhe infektimeve me Covid-19. Në 24 orët e fundit 13 viktima dhe 885 të infektuar!

4- Komiteti i Ekspertëve Teknikë vendosi sot ndalimin e fluturimeve me Britaninë dhe vazhdimin e mësimeve online për shkollat e larta!!

5- Vrasje me armë zjarri në Fier. Vritet për motive hakmarrje shtetasi Shkelzen Kastrati, 34 vjeç. Vëllai i tij Klement Kastrati i kishte shpëtuar një atentati gjatë vitit 2016!

6- Policia e Shkodrës ka arrestuar sot 51 vjeçarin Ylli Çeka, banues në Tiranë. Çeka ishte në kërkim ndërkombëtar i akuzuar për vrasje me dashje!

7- PD problem me aleatët për listat zgjedhore! Partitë e vogla duan listë të përbashkët dhe me siglat e tyre. Kryetarët të jenë në zona të sigurta!

8- Lulzim Basha premton rroga 1200 Euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët. Paga minimale 360 mijë lekë të vjetra!

9- Deputeti Socialist Fidel Ylli i kërkon Kryeministrit Rama rihapjen e pikave të basteve. Nuk i ka ndaluar as Enver Hoxha thotë deputeti Ylli!

10-Kosovë: Gazetari Milaim Zeka: Më parë votoi një serb së Vjosa Osmanin!

11-Edi Rama reagon pas apelit te Yuri Kim: Nuk jemi polici, ai që gënjen mban përgjegjësi personale!

12- Izraeli vendos marrëdhënie diplomatike me Kosovën. Haradinaj:-“Moment historik”!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit