E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriLAJMI :ANALISTI - Po vjen GODITJA : Pergatitet arrestimi i Ilir METES,Berisha...

LAJMI :ANALISTI – Po vjen GODITJA : Pergatitet arrestimi i Ilir METES,Berisha çon vajzen ne Gjermani,Djalit i thote Kerko Azil ne nje nga vendet Eiropiane…

Lajmi :Analisti: Po përgatitet arrestimi i Metës. Berisha ka nisur vajzën në Gjermani, djalit i ka kërkuar strehim në një nga vendet offshore

Facebook

Analisti dhe publicisti i njohur, Frrok Çupi ka komentuar aksionet e fundit të SPAK, e cila ka çuar pas hekurave shumë zyrtarë të lartë dhe biznesmenë të përfshirë në afera korruptive, si dhe situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Çupi bëri me dije se SPAK po përgatitet të marrë të pandehur kreun e Partisë së Lirisë, Meta.

Mes të tjerash, ai zbuloi se ish-kryeministri Sali Berisha ka dërguar vajzën e tij në Gjermani, teksa djalit Shkëlzenit i ka kërkuar strehim në një nga vendet offshore. Madje gazetari i njohur Çupi ka treguar se si do të dorëzohen vilat, tokat e dyshes Meta-Berisha në bregdet, pasuria në portin e Durrësit, Lalëz, Kepi i Rodonit, Tale dhe Shëngjin.

-Zoti Çupi, ofensiva dhe arrestimet e fundit të SPAK duket se kanë tmerruar çiftin Berisha-Meta, të cilët thuajse çdo dite sulmojnë Prokurorinë Speciale. Keni një koment dhe pse ata janë në alarm?

Në këtë jetë alarmet vijnë me radhë: Kur vihet në alarm viktima, xhelati bën festë dhe nuk e mendon se një ditë i vjen radha për alarm. Kështu ka ndodhur tre dekada nga jeta e popullit tonë, kur populli ishte viktimë; Berisha ( shto Metën) ndodheshin në pultin e dhunës mbi popullin dhe gëzonin. Tani ka ardhur radha kur populli të jetë i lirë prej tyre dhe dhunuesit në alarm. Kaq e thjeshtë është kjo që po ndodh. Është hera e parë që njeriu në këtë vend të jetë i lirë nga pushteti i vet dhe tirania. Sa do të zgjasë alarmi i tyre para burgut? Ka dy matës për tmerrin që po përjetojnë nga hakmarrja e ligjit: Masa e parë është frika. Këta po vdesin nga frika se kur do të trokasë dera e t’i thërrasë policia. Deri tani i kanë sistemuar gjërat, vajzën e ka dërguar në Gjermani, djalit i ka kërkuar strehim në një nga vendet offshore; mbesat dhe nipërit i ka degdisur nëpër botë. Ndërsa ata që mbajnë në duar ( me firma) pasurinë e tij, i ka larguar nga vendi. Mendon se vetëm me Lirinë nëpër këmbë do të shpëtojë nga krimet që ka kryer. Të gjithë dhunuesit e popujve kanë lënë disa shënime se çfarë tmerri kanë kaluar duke pritur të dëgjojnë prangat. Millosheviçi i Serbisë, psh., ra në depresion dhe iu drejtua Moskës që t’i mbrojë Mirën dhe djalin. Mira vetë u bë kryetare partie si Monika këtu. Edhe Sadami, nga frika e viktimës bëri një vrimë në thellësi e hëngri dheun e tokës. Ja kështu po ndodh me këta. Nuk i shikoni si janë fytyrat e tyre, si dheu. Këta presin tu burgosin fëmijët që i mësuan të grabisin pasurinë e popullit. Pastaj shkojnë te vendi Saliu dhe Iliri. Masa e dyte: këta kanë për të paguar shumë. Ne nuk mund të flasim se me sa vite burg do t’i lajnë mëkatet; burgu tani është gjëja më e vogël para krimeve të kryera. Ne mund të flasim për gropën e madhe që do të lënë ditën kur të mos jenë më. Aty ku kishin fshehur këta pasurinë, aty do të krijohet një krater i madh… Po flas me alegori. Por realiteti është se këta nuk kushtojnë asgjë më për njerëzit këtu. Tani kushton pasuria e vjedhur që këta nuk po e tregojnë dhe po e fshehin sa me emrin e njërit edhe të tjetrit.

-A ka mjaftueshëm SPAK prova për të çuar pas hekurave Ilir Metën dhe Sali Berishën?

Më duket i mençur durimi që po dëshmon SPAK-u duke mos u nxituar me ta. Por nuk nxitohet SPAK sepse nuk nxitohet Amerika… E ç’i duam Saliun me Ilirin në qoftë se këta na marrin pasurinë atje në ferr? Në organet tona të Hetimit kanë mbërritur edhe dosjet nga Shtetet e Bashkuara, të cilat tani po qepen për t’ u ekzekutuar në një ditë të afërt. Atë ditë do të mahniten të gjithë, atë ditë do të dorëzohen vilat, tokat në bregdet, pasuria në portin e Durrësit, Lalëzi, Kepi i Rodonit, Tale, Shëngjin… Vetëm në Tropojë dhe në Skrapar nuk kanë vjedhur gjë…, çfarë të vjedhin atje, gurë? Në radhën e të dyve, me sa duket, i pari do të thërritet i pandehur Meta… Ky nuk ka nevojë as për leje për imunitet…Postuar ShkodraNews.02.09.2023

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit