E shtunë, Maj 18, 2024
KreuLajmeReshjet rikthejnë rrezikun e përmbytjeve. Zonat malore probleme me bllokim të rrugëve...

Reshjet rikthejnë rrezikun e përmbytjeve. Zonat malore probleme me bllokim të rrugëve dhe mungesë energjie elektrike nga reshjet e dëborës.


Reshjet e ditëve të fundit vazhdojnë të krijojnë situatë problematike në qarkun e Shkodrës. Më të theksuara problemet janë  në zonën e Nënshkodrës dhe disa fshatra në zonat malore të Malsisë së Madhe, Pukës dhe Shkodrës. Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Buna gjatë ditës së sotme është bllokuar aksi rrugor që lidh Dajçin me Darragjatin ku krahasuar me ditën e djeshme niveli i ujit është rritur me 70 cm, praktikisht i pakalueshem për automjetet e zakonshme. Ndërsa tek zura e Bahçellekut niveli i ujit është rritur me 30 cm  krahasuar me një ditë më parë. Kjo si pasojë e prurjeve të pazakonta të lumenjve Kir e Gjadër. Lumi i Kirit mësohet se ka krijuar gërryerje edhe në urën e fshatit Bardhaj të Shkodrës. Ndërkaq nga deklarimet për shtyp të Prefekturës dhe Bashkive të Qarkut theksohet se situata po ndiqet me vëmëndje nga emergjencat civile. Megjithatë edhe pse nuk përmënden mësojmë se reshjet kanë krijuar vështirësi në fshatrat malore të Kelmendit ku ka bllokim të rrugës dhe mungesë të furnizimit me energji elektrike.

25.01.2021

Zani Veriut

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit