E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriTUZ: Kryetari i komunës Nikë Gjeloshaj viziton Nërhelmin

TUZ: Kryetari i komunës Nikë Gjeloshaj viziton Nërhelmin

Pas kronikës së trasmetuar në Zani Veriut dhe thirjeve të banorëve të fshatit Nërhelm, sot ka reaguar kreu i Komunës Nikë Gjeloshaj. Bashkë me z/v Kryetarin Ivan Ivanaj, sekretaren për bujqësinë dhe zhvillimin rural Ismete Gjoka dhe funksionarë të tjerë të Komunës  ka vizituar bashkësinë lokale Dreshaj- Nërhelm. Objekti ka qenë takimi me banorët e fshatit të rrezikuar nga përmbytjet gjatë ditëve të fundit. Gjeloshaj ka thënë se fatmirësisht askush nuk është përmbytur ndërsa është shprehur se raste të fatkeqsive natyrore janë kompetenca të Qeverisë Qendrore e cila edhe pse është njoftuar me shkresa nga komuna përsëri nuk ka reaguar. Gjithashtu kreu i komunës Gjeloshaj ju ka thënë banorëve të Nërhelmit se do të ngrejë një komision për verifikimin e dëmeve dhe në vartësi me situatën do të shikohet mundësia për ndihma e kompensime. Banorët e kanë vlerësuar kryetarin e Komunës Nikë Gjeloshaj për interesimin dhe takimet e zhvilluara ditën e sotme.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit