E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriAsamblea e PS: Prapaskenat: Rama godet Spiropalin per konfliktet me Doshin..

Asamblea e PS: Prapaskenat: Rama godet Spiropalin per konfliktet me Doshin..

Konflikti me Doshin, Rama ‘godet’ Spiropalin/ Lita zbulon bisedën brenda Asamblesë

 

 

Gazetari Lavdrim Lita, në një intervistë për emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, theksoi se kritikat e kreut të qeverisë Edi Rama ditën e sotme në Asamblenë e PS, kanë qenë dhe teknike dhe politike.

Ai theksoi se Rama ka ‘goditur’ drejtuesen e qarkut politik në Shkodër Elisa Spiropali, duke qenë se në këtë qark ka tensione të forta në partinë e Tom Doshit për shkak të emërimeve.

 

Mes tjerash ai shtoi se performanca e Spiropalit ka rezultuar se ka qenë e dobët në Shkodër.

 

“Kritikat e Ramës janë politike dhe teknike. Goditja periferike e Elisa Spiropalit në qarkun e Shkodrës. Ne e dimë që ka tensione të forta në partinë e Tom Doshit, atje për shkak të emërimeve. Sipas informacioneve performanca e Elisa Spiropalit ishte diku nën 45%  në atë grafikun që ka bërë PS për të parë performancën e tyre”-tha ai.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit