E premte, Shtator 20, 2024
KreuPakategoriShkodër: Përmbytje në Livadhe

Shkodër: Përmbytje në Livadhe

Reshjet krijojnë situatë të vështirë në Shkodër. Buna ka dalë nga shtrati duke përmbytur lagjen Livadhe, ndërsa është rritur ndjeshëm dhe prezenca e ujit nëpër rrugët e qytetit. Uji ka vërshuar nëpër gjithë lagjen Livadhe duke përmbytur oborret. Ndërsa deri në këto momente ku prezenca e ujit arrin deri 40 cm, nuk ka ujë nëpër shtëpiat e banorëve të lagjes Livadhe. Ndërkaq bëhet e ditur se Prefektura, Bashkia dhe emergjencat civile po ndjekin në vazhdimësi situatën e krijuar nga reshjet në Shkodër dhe gjithë zonën e përmbytur prej disa ditësh. Ekipe të emergjencave dhe të ushtrisë janë prezente me forca e mjete për të ndihmuar banorët në rast përkeqësimi të situatës. Fotot paraqesin realisht situatën më të fundit në lagjen Livadhe.

Zani Veriut

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit