E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriDemokatet e Malesise ,"perjetesisht" me Lulzim Bashen !!

Demokatet e Malesise ,”perjetesisht” me Lulzim Bashen !!

Malesoret e dine shume mire shprehjen ” besa me te keqin e tlyni ne skrop  shkojne kot.” e megjithate vazhdojne  te mbeshtesin maksimalisht alternativen e humbesit. Ka kater here qe Lulzim Basha humbet ne perballje me Edi Ramen, ka 8 vjet e do te shkojne 12 qe  malsoret demokrate te Malesise ,ashtu si ne te gjithe Shqiperine  jane ne opozite pikerisht per fajin dhe paaftesine e  Lulzim Bashes e  perseri  me symbydhur ,triumfaliste e si per te treguar se ” Na malsoret jemi te beses ”  vazhdojne te votojne pikerisht personin qe i ćon nga humbja ne humbje sa here qe behen zgjedhje. Ashtu ndodhi dhe dje ( nuk mendohej te ndodhte  ndryshe ) ku demokratet malsore  thuajse unanimisht i dhane dhe nje tjeter shans Lulzim Bashes per ti çuar  drejt nje tjeter humbje te sigurte ne zgjedhjet e radhes. Duke i dhene mbi 90 % te votave i deshmuan liderit  humbes se ” Malsoret jane perjetesisht me Ty dhe nuk pranojme asnje alternative tjeter. Ne fakt “dashuria” per Lulin u demostrua haptas gjate diteve te fushates per kreun e PD, kur tre konkurentet e tjere ne gare  thuajsen u injoruan krejtesisht sikur ata ishin jo konkurente alternative po ” tradhtaret” e rinj ne Partine Demokratike.Ndersa Luli dhe 4 vjet do te vazhdoje avazin se ” nuk do ti njoh zgjedhjet e 25 Prillit” dhe do ti shkurtoj ditet regjimit Rama – Doshi ,pavaresisht se  bashke me grupin e deputeteve do te jene ne kuvendin e Ri te Shqiperise we mblidhet ne shtator te ketij viti.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit