E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriSali Berisha: Zero shanse per tu kthyer ne Krye te PD..Koment

Sali Berisha: Zero shanse per tu kthyer ne Krye te PD..Koment

Lulzim Basha u rikonfirmua nga demokratet si Kryetar i Partise Demokratike edhe per nje mandat te Ri 4 vjeçar. Menjehere , biles dhe pa u shpadhur zyrtarisht rezultati i zgjedhjeve ne PD,  erdhi deklarata e Partive Popullore Europiane ( PPE) ku urohej  Lulzim Basha si fitues i gares zgjedhore brenda Partise Demokratike.  Kjo ” ngutje ” e Partive Popullore Europiane rá si rrufe  ne qiell te hapur mbi  deklarimet e Sali Berishes  se mund te rikthehej ne krye te kesaj force politike. Ç’ka lane te kuptohet se grupimi i Partive Popullore Europiane jane kunder rikthimit te Sali Berishes , pasi u shprehen shume qarte ne mbeshtetje te Liderit te Ri me qasje europiane Lulzim Basha.  Pertej ketij fakti Sali Berisha eshte i shpallur non grata nga shteti mà i fuqishem dhe má demokratik i Botes (SHBA) dhe rikthimi i Tij do ta orientonte Partine Demokratike Shqiptare  ne linjen zyrtare kunder Amerikes, qe perfundimisht do ta mbydhte forcen má te madhe opozitare ne vend  duke e kthyer jo nje alternative pushteti po nje paterice per te shpetuar Sali Berishen. Pikerisht ne shtator Partise Demokratike dhe Lulzim Bashes do ti duhet te deshmojne se jane me Ameriken dhe Europen duke mos lejuar Sali Berishen te ushtroje mandatin e deputetit si i ndeshkuar mga ligji per dekriminalizimin i  inicuar e mbrojtur pikerisht nga Partia Demokratike  dhe Lideri i saj Lulzim Basha. Ne rastin ma te keq Sali Berisha mund te marri goditje te tjera nga struktura te luftes kunder krimit e korrupsionit te cilat i la te kuptohen kreu i SPAK  Kraja sot ne Kuvendin e Shqiperise. Keto dhe  fakte tevtjera qe jane kunder Berishes e bájne te pamundur rikthimin e Tij ne krye te Partise  Demokratike Shqiptare. 14.06.2021

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit