E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriVRASJA ne RRESHEN : REAGON Dom Gjergj META:Te lutemi per qytetin tone...

VRASJA ne RRESHEN : REAGON Dom Gjergj META:Te lutemi per qytetin tone ..

Vrasja në Rrëshen, reagon Dom Gjergj Meta: Të lutemi për qytetin tonë

 

 

Imzot Gjergj Meta, ipeshkvi i Mirditës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku mbeti i vrarë Martin Bardhi.

Meta bën thirrje që të ruajmë qetësinë dhe lutet për paqe. Prej vitesh ipeshkvi i Rrëshenit gjendet pranë ngjarjeve të qytetit të tij, ku vazhdimisht ndan apele të ndryshme sensibilizuese.

POSTIMI I GJERGJ METËS

“Të dashur miq,

Dje në Rrëshen ndodhi një ngjarje shumë e rëndë që shkaktoi vdekjen e një personi, plagosjen e tre të tjerëve dhe solli tronditje të madhe tek të gjithë ne. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre e shërim sa më shpejtë të plagosurve!

 

Në një qytet të vogël si i yni, ngjarje të tilla e shenjojnë thellësisht jetën e çdo njeriu, por kanë ndikim negativ dhe sjellin zymti në të gjithë vendin. Ju ftojmë të gjithëve sot, në meshën e orës 17:00, gjatë së cilës do të kremtojmë edhe përkujtimin e Shën Vinçenc de Paolit, që të lutemi për qytetin tonë, në mënyrë që në zemrat e secilit të sundojë paqja dhe e mira. Na jep o Hyj paqen dhe dashurinë tënde!“,

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit