E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriBiznesmeni dukagjinas me banim në Londër Kujtim Dodë Hasani dhuron 10 mijë...

Biznesmeni dukagjinas me banim në Londër Kujtim Dodë Hasani dhuron 10 mijë fidanë pishë të egër për fondin pyjor të Qarkut të Shkodrës.

Kujtim Dodë Hasani, biznesmeni dukagjinas që punon dhe jeton në Londër ka dhuruar 10 mijë fidanë të llojit pishë për fondin pyjor të Qarkut të Shkodrës. Lajmin për Zanin e Veriut e ka bërë të ditur Drejtori ADZM Shkodër z.Agim Dardha. Aksioni për mbjelljen e fidanëve ka nisur sot me datë 3 Mars që është dhe “Dita Botërore e Jetës së Egër”. Përveç  Administratës së Zonave të Mbrojtura aksionit për mbjelljen e fidanëve i janë bashkuar edhe kolektivi mësues-nxënës i Shkollës së Mesme Pyjore “Kolë Margjini” Shkodër. Në ditën e parë të aksionit mësohet të jenë mbjellur në Tarabosh rreth 500 fidanë të rinj që i shtohen hapsirës së gjelbër ka bëre të ditur Drejtori i ADZM z.Agim Dardha.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit