E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriMinistri turk i Bujqësisë z.Bekir Pakdemirli vizitë në Shkodër

Ministri turk i Bujqësisë z.Bekir Pakdemirli vizitë në Shkodër


Gjate ditës së mërkurë Ministri Turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë z.Bekir Pakdemirli ka zhvilluar vizitë  zyrtare në qytetin e Shkodrës. Zyrtari i lartë turk është pritur nga prefektja e Qarkut të Shkodrës z.Majlinda Angoni. Gjatë takimit Prefektja Angoni ka shprehur mirënjohjen e thellë për Qeverinë Turke dhe Agjensinë për bashkpunim dhe koordinim (TIKA) për mbështetjen e dhënë për  fermeret në zonat e përmbytura  sipas kërkesës që  Prefektura i kishte bërë Agjensisë TIKA. Nënshkrimi  i marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy vendeve konsiston  në lëshimin e një pakete ndihmë në formë granti për Ministrinë e Bujqësisë e Zhvillimit Rural në fushën e Emergjencave Civile dhe fatkeqsive  natyrore.  Ministri Turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë z.Bekir Pakdemirli ka falenderuar Prefekten Angoni dhe është shprehur se Qeveria Turke do të vazhdojë të investojë për Shkodrën nëpërmjet Agjensisë për bashkëpunim dhe koordinim TIKA. Takimi është zhvilluar në frymë miqësore.

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit