Helidon Bushati në Koplik: “Me 25 Prill fitore historike e PD”

0
532
https://zaniveriut.com/wp-content/uploads/2021/01/video-output-807a0324-2940-4dd3-b283-1391fb7320b5.mov

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës z.Helidon Bushati i shoqëruar nga Kryetari i Degës vendore të Partisë Demokratike për Malsinë e Madhe z.Anton Koka ka zhvilluar disa takime me strukturat e Partisë Demokratike në Koplik dhe Njësinë Administrative të Shkrelit. Zoti Bushati pas takimeve është shprehur:”-Mora shumë kënaqësi dhe inspirim për të vazhduar me optimizëm rrugëtimin drejt fitores në zgjedhjet e përgjitheshme të 25 Prillit. Malsorët janë të zotuar se bashkërisht do të marrin në Malësi një rezultat historik duke e shkëputur kështu njëherë e mirë Malësinë e Madhe nga duart e atyre që e mbajtën peng përgjate këtyre viteve. Pavarësisht kohërave të vështira, malsorëve të këtyre anëve nuk iu është venitur humori, shpirti antikonformist që i karakterizon e mbi të gjitha shpresa që bashkërisht do të arrijmë ta kthejmë Malësinë e Madhe në një vënd mundësish. Këtë zotim jua kemi borxh qindra mijëra të rinjve në Malësi që nga qeverija e keqe kanë marrë rrugët e botës për një jetë më të mirë”- ka thënë në përfundim të takimeve zoti Helidon Bushati. Nga demokratët e Malësisë janë votuar si kandidatë të mundshëm për deputetë: Aldo Gega, Aurel Markaj, Ermira Çobaj, Fatbardh Zekaj dhe Ramadan Likaj.

https://fb.watch/31DL6MQGjC/

Zani Veriut

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu