E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriSPAK hap dasmen : A je ba gati moj OLTA ,kena ardh...

SPAK hap dasmen : A je ba gati moj OLTA ,kena ardh per met marr. nga Sokol PEPUSHAJ

SPAK-u hap dasmën; A je gati moj Olta, kemi ardhë për të të marrë!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

SPAK-u hap dasmën; A je gati moj Olta, kemi ardhë për të

Olta Xhaçka nuse

Shkon “nuse” Olta e Edit”…

Altin Dumani është i dehur dhe Babloku i përlotur. I pari ka të parin gëzim të madh, ka hapur krahët, ka lëshur muzikën dhe ka ndezur dëshirat e fëmijëve, për të mbledhur karamele, i dyti përjeton të parën dhimbje Pra, edhe në bëfshin ndonjë sherr këto ditë, mos i fajësoni.

Dy fiset më të forta e më të pasura të fshatit, kanë “dasëm”.

Kulla e Bajraktarit që pret nusen, ka ngritur lart, shumë lart një shtyllë në oborr. Aty shërben një mik shtëpie, amerikan, që tërheq dhe ruan telin me ganxhë hekuri në majë mos ja këput krushku, ku valëzon flamuri amerikan dhe fotografia e ambasadores Yuri Kim. Atje lart mbi shtyllë, përditë këndon një zog i bardhë, ciu-ciu.

Këtej, tek saraji i Sulltanit të Surrelit, ka ushtri me pushkë në dorë e gra që qajnë në cep të shamisë. Edhe këtej, valëviten në hu të dhimbjes flamuri turk dhe figura e Shefit të FBI-së Charles McGonigal, dhe bie në sy, një zog i zi që ja thotë në terezi të vet këngës së moçme sa fshati; ku-ku Isuf, ku-ku Isuf!

As Qyqja, as vëlla Isufi, nuk ja varin as ci-ci-së, as FBI-së, as ambasadorëve.

Këngët, si në gëzime, dhe në hillërime, këtyra sinorëve, zbusin tensionet e mbushin bisedat.

Mërzitjen e Bablokut e ndjen edhe Taulanti, si vëlla i madh i Oltës.

Meqë në dasmë nuk lejohen armët, Taulanti ka shpërndarë të vetët për opinione dhe formalitete në çdo cep të fshatit. Policët i ka veshur civilë që ndjekin situatat para se Olta të niset për në SPAK.

Dy nga fisi i madh i “nuses” ishin të shqetësuar dje në Shkodër.

-A di gjë për organizimet në SPAK, a do të kemi arrestime të mëdha, -më pyeti njëri, pastaj, si rastësisht, donte të dinte, nga “kullosim” më shumë, në Shkodër apo në Tiranë, ne që i bëjmë jehonë dasmës së SPAK-ut?!

Tjetri rrinte i hutuar.

E thamë që në fillim, të mos e fajësojmë Bablokun për sherre. Thjeshtë t’ja dokumentojmë e t’ja japim me vete kur të jetë para drejtësisë.

Bablokun dhe policinë e kanë tmerruar përgjimet e huaja.

Banda shtetërore është as në Qiell as në Tokë, as në liri as në burg, është e lënduar dhe ka të drejtë, se është nga fisi i Oltës.

Meqë Taulanti është për vete gati për SPAK, spurlljakët e tij, në vend të plumbave, përtypin llafe.

Fjala e mirë ka hyrë kudo, edhe në spiralet e krimit.

Fjalë mirë, në kohën më të mirë, kur fshati pret të ndërrojë derë Olta Xhçka, nga Qeveria në burg, është bërë ambasadorja Yuri Kim. Kjo u ka kallur datën Bablokut, Taulantit dhe falangave kriminale në radhët e policisë.

Dasma e Oltës do të bëhet.

Ambasadorja dhe ne, i njohim mirë të dy familjet, prandaj po kujdesemi edhe të pritet në burg sipas zakonit, me këngë, valle e dashuri, edhe të përcillet me përmallim, dhimshuri e pasuri të madhe.

Në përgjigje të policit civil, se ku “kullosin” ata që u gëzohen “dasmave” në SPAK, duam të japim lajmin e mirë se SPAK-u hap dasmën; A je ba gati moj Olta, kemi ardhë për me t’marrë!/Pamfxhaç.08.09.20239

olta xhaçka spak nuse

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit