E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriKUR DO TNA HEDHI NE GJYGJ MIRELA DODAJ,Drejtoresha e Filialit te Postes...

KUR DO TNA HEDHI NE GJYGJ MIRELA DODAJ,Drejtoresha e Filialit te Postes SHKODER.

Kur do të na hedhë në gjyq drejtoresha e Postës Shkodër, Mirela Dodaj?

Facebook

Dy punonjëse të Postës Shqiptare në Shkodër dyshohet se kanë vjedhur pensionet e të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara, ndihmës ekonomike etj.

Ishte vetë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja që e raportoi këtë situatë të rëndë.

Falë denoncimeve të qytetarëve, Agjentët tanë të Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit tha Ministri i Drejtësisë ditën e sotme.

Natyrshëm ne na lindin disa pyetje. Përse drejtoresha e filialit të Postës në Shkodër Mirela Dodaj nuk kishte kryer hetime të brendshme dhe vëzhgim të punonjësve? A raportojnë këto të fundit tek eprorët dhe cila është kërkesa e llogaridhënies? A fshihet njeri tjetër pas këtyre skemave abuzive dhe e nëse po si ndahen përfitimet?

Kur ShkodraNews e raportoi këtë lajm dhe të tjerë (lexo këtu) morëm një seri reagimesh nga Mirela Dodaj dhe bashkëpunëtorët e saj. Vetë drejtoresha e Postës Shkodër, njëkohësisht edhe kryetare e PS Shkodër na njoftoi se do të na hidhte në gjyq. Nuk e kuptuam pse duhej të na njoftonte ne, ndërkohë që fare thjeshtë mund të shkonte vetë tek Gjykata dhe të përballeshim atje. Gjithsesi nuk po nxitohemi, mbase na hedh në gjyq…./ShkodraNews

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit