E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriProfil : Kol Vasili: Gazetar, fotograf, kameraman dhe montazhjer .Njeriu qe kurre...

Profil : Kol Vasili: Gazetar, fotograf, kameraman dhe montazhjer .Njeriu qe kurre nuk lodhet,asnjehere nuk ndalet

  1. Kol Vasili : I lindur ,rritur e shkolluar ne Velipoje te Shkodres ka filluar karieren e  tij fillimisht si gazetar sportiv. Pasionant dhe i “dashuruar ” me futbollin ne fillimet e para shkruan reportazhe sportive te cilat disa vite me vone i shoqeron me pamje vidio duke nisur keshtu dhe ushtrimin e profesionit te bukur te kameramanit. Dhe qysh ne ato vite e sot, Kol Vasili behet i pari Velipojak qe nis filmimin e dasmave, fejesave dhe eventeve familjare.Jane me qindra dasmat, fejesat, darkat, mbremjet e matures, eventet ,  krezmimet  e deri dhe ceremonite mortore te regjistruara dhe te montuara nga mjeshtri Kol Vasili .Sapo ne Shkoder jane hapur televizionet e para ,Kol Vasili eshte bere korespondent i tyre duke nisur me Shkodra Tv, Tv-Rozafa ,Tv- Kopliku e deri dhe Televizionin shqiptar RTSh si korespondent per sportin ne rajonin e Shkodres.Prej disa vitesh Kol Vasili jeton ne Michigan te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Dhe aty ka gjetur mjaft teren per te ushtruar profesionin e Tij. Punon me Albdreams-  Tv me President Rush Dragu,  Me ALBTVUSA me President Gani Vila dhe ACTV  me President Kujtim Spahiu.Filmon aktivitete, evente te ndryshme ,realizon intervista dhe dokumentare kushtuar ruajtjes se  traditave shqiptare ne Michigan dhe pasi i monton vete ne studion e Tij profesionale i dergon per trasmetim. Vitet per Kolen jane thjesht numra dhe Aj me shume dashuri, pasion e vullnet vazhdon te regjistroje me kamera ( tashme profesionale) dasma, aktivitete politike , veprimtari te  komunitetit shqiptar ,kronika fetare ,evente etj, duke qene nder me te kerkuarit  nga shqiptaret ne Michigan.Sa here vjen ne Shqiperi regjistron aktivitete historike ne M.Madhe, figura te shquara te treves dhe promovon kulturen, turizmin dhe folklorin karakteristik per ti trasmetuar me shqiptaret e Amerikes..Aktualisht po qendron disa dit te vendlindje dhe po realizon nje telereportazh  te zgjeruar per lindjen dhe zhvillimin e turizmit   ne plazhin e Velipojes. Njerez si Kol Vasili jane pasuri kombetare .Resektttt dhe suksese Mjeshter !!!. 26.09.2021

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit