E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriDeklarimi // Lulzim Basha " vrau veten" duke u perpjekur te...

Deklarimi // Lulzim Basha ” vrau veten” duke u perpjekur te ” vrase” Berishen.Deklarimi nga Dimitris Mavros: Drejtor i MRB ne Euronews !!.

DEKLARIMI // Basha ‘vrau veten’ duke u përpjekur ‘të vrasë’ Berishën”. Kjo është deklarata e bërë dje nga Dimitris Mavros, drejtor i MRB, për Euronews.

Një shprehje e qartë që tashmë duket në disa fakte.

Lulzim Basha tentoi ta “vriste” Berishën duke u fshehur në zyrë. Pra, në fakt ka bërë një “vetëvrasje”, sepse me aktin që kreu, i fshehur dhe i vetëm nuk mundi dot “ta vriste” Berishën. Sepse duke mbledhur forumet, ai mund të kishte fituar, ai do ta kishte “vrarë” dhe do të ishte një lider i vërtetë. Por, nuk mundi ta bënte as këtë akt.

I vetmuar, i mbyllur dhe me një video të regjistruar më parë, Basha shpalli “vrasjen” e Berishës.

Disa çaste më pas, pasi doli nga zyra dukej se ai kishte bërë “vetëvrasje”. Kundërshtitë ishin të forta dhe Lulzim Basha kishte ngelur i vetëm, me disa zyrtarucë të vegjël që i vinë vërdallë, disa prej të cilëve nuk kanë bërë asnjë ditë punë, por pagën e parë të punës, e kanë atë që iu ka dhënë Luli.

Një fakt mjaft i rëndësishëm është se menjëherë pas asaj që Luli e quajti “vrasjen” e “Babait” të tij shpirtëror, u ndodh përballë “uraganit” të demokratëve.

Prej gati një muaj nuk del nga zyra, nuk del në takime. Përpiqet të dalë në konferenca. Qëndroni mbyllur gjithë kohës dhe është totalisht i vetmuar.

Një fakt tjetër është se Lulzim Basha tentoi të “vriste” Sali Berishën, por sondazhet na thonë se në shumicë demokratët duan Doktorin dhe jo Lulin.

Sondazhi i Euronews dje tregonte qartazi se shumica më e madhe e anëtarëve të Partisë Demokratike ishin pro Sali Berishës. Lulzim Basha ishte në minorancë. Aktin që ka kryer Luli, të gjithë e quanin të gabuar.08.10.2021

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit