E shtunë, Maj 18, 2024
KreuLajmeLAJME SHKURT: 29.01.2021

LAJME SHKURT: 29.01.2021

1- Bashkia M.Madhe kërkon ndihmën e Komunës së Plavës për zhbllokimin e aksit rrugor Vermosh- Selcë.

2- Situata në fshatrat e izoluar vazhdon të rëndohet. I vështirë rikthimi i situatës normale. Ka dëmtime të rënda në përcjellësit e rrymës elektrike!

3- Ambasadorja e ShBA Yuri Kim: Me 25 Prill mos votoni kriminelët. Mesazh i fortë për Ramën, Bashën e Kryemadhin për listat!

4- Eleni Kocaqi: Emri Kosovë është sllav. I vendosur nga pushtuesit otoman me ndikimin Rus..Kosovë Jo,Dardani Po!

5- Kosovë: Gjykata Supreme nuk lejon kandidimin e Albin Kurtit në votimet  e 14 Shkurtit. Vendimi u mor të premten!

6- Prefektja e Qarkut Majlinda Angoni: Në bashkpunim me emergjencat civile shpërndahen 25 Ton Ushqime për blegtorinë në Dajç të Shkodrës!

7- Nga selia e PD Albana Vokshi: Në shkolla mungojn dhe sendet më elementare. Detyrohen ti blejnë familjaret me të ardhurat e tyre!

8- Shkodër – Policia e Shkodrës arreston 67 vjeçarin në Dardhë të Pukës. Me akuzën për armëmbajtje pa leje!

9- Tuz- Organizohet Ekspozita: ” Tirana 100 vjet Kryeqytet. “Organizimi nga Komuna dhe fondacioni “Alsar”- njofton kreu i komunës në Tuz Nikë Gjeloshaj!

10- Itali: arrestohet bosi i organizatës kriminale Ndarngheta Domenico Cracolici.

11- Jozefina Topalli- Ish Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë infektohet me Covid-19. Gjendja aktuale e stabilizuar!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit