E shtunë, Maj 18, 2024
KreuLajmeKoplik: Reshje të dëndura shiu. Një banesë në situatë të vështirë.

Koplik: Reshje të dëndura shiu. Një banesë në situatë të vështirë.

Prej disa orësh bien reshje të dëndura shiu në qytetin e Koplikut dhe fshatrat afër tij. Situata paraqitet problematike në një banesë poshtë aksit rrugor Koplik-Dobre në afërsi me supermarketin Ashel. I gjithë oborri i banesës gjindet i mbuluar nga uji. Banori që rrezikohet ka njoftuar emergjencat civile dhe strukturat drejtuese në bashki. Nëse reshjet vazhdojnë uji rrezikon të futet edhe brenda ambienteve të kësaj banese. Situata përkeqësohet kryesisht për mungesë të kanalizimeve dhe si pasojë e redhjeve të pazakonta. Autoritetet pritet të ndërhyjnë të shtunën gjatë orëve të para të ditës për të ndihmuar familjen që rrezikohet nga përmbytja.

  • Zani Veriut
  • 22.01.2021
  • PËRGJIGJE

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

    Shkrimet e fundit