E shtunë, Maj 18, 2024
KreuLajmeLajme Shkurt: 31.01.2021.

Lajme Shkurt: 31.01.2021.

1- Vllaznia barazon me Partizanin në Elbasan Arena. Me gjithë përpjekjet e dy ekipeve rrjetat mbeten të paprekura. I gjithë takimi përfundoi në shifrat 0 me 0. Vllaznia ruan kreun me 9 pikë para Partizanit dhe ecën e sigurt drejt titullit kampion.

2- Mjetet borëpastruese kanë vijuar gjatë gjithë ditës së sotme të zhbllokojnë aksin rrugor Vermosh- Qafë e Predelecit. Nëse nuk do të ketë reshje të reja dëbore shpresohet për bërjen të kalueshem të këtij  aksi gjatë ditës së nesërme.

3- Në Lëpushë dhe Vermosh banorët  vullnetarisht po punojnë për ndreqjen e shtyllave dhe lidhjen e telave të këputur për të mundësuar furnizimin me energji elektrike!

4- Ndërron jetë biznesmeni nga Kukësi Naim Dedja. 58 vjeçari është gjetur i pajetë, pa shenja dhune në një magazinë që ndodhet në afërsi të qytetit të Durrësit.

5- Vazhdon situata e vështirë në zonat e Nënshkodrës. Burime nga Prefektura bëjnë të ditur se aktualisht  sipërfaqja e përmbytur është 2700 hektar. Bashkia kërkon shpalljen e gjendjes së emergjences në Dajç, Ana e Malit dhe Rrethina !!

6- Ish Presidenti Bamir Topi: Si më urdhëroi Sali Berisha me telefon  për të “zhdukur” Kreshnik Spahiun!

7- Shifra rekord të vdekjeve dhe infektimeve me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 viktima dhe 886 të infektuar !!

8- Rikthehen reshjet e shiut. Në 4 qarqe shërbimi sinoptik parashikon  reshje me intensitet të lartë dhe përmbytje. Shkodra ndër qarqet me rrezik të shtuar!

9- Kosovë: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë vizituar dje Mitrovicën e Veriut. Kanë reaguar ashpër PDK dhe Lidhja Demokratike e Kosovës që e kanë quajtur veprim poshtërues të kushtetutës  për përfitime elektorale!!!

10- Rusi: Në protestat për lirimin e kreut të opozitës Navalni. Policia ka ushtruar dhunë duke arrestuar më shumë se dy mijë protestues!

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit