E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriETNO KULTURE //U zhvillua ne Korite manifestimi etno- kulturor :...

ETNO KULTURE //U zhvillua ne Korite manifestimi etno- kulturor : Logu i Bjeshkes.Malesia.org.03.08.2022.

KORITE – Tuz // Më 3 gusht 2022, në Koritë, u zhvillua manifestimi tashmë tra dicional Logu i Bjeshkës, organizuar nga QKI “Malësia”, në bashkëpunim me SHKA “Besa” dhe Organizatën Turistike të Tuzit….Ky eveniment u ndoq nga një numër i konsiderueshem i qytetarëve nga Malësia dhe bashkëatdhetarë të shumtë nga diaspora, të cilët fillimisht morën pjesë në meshën e shenjtë, e pastaj ndoqën manifestimin argëtues nga SHKA “Besa”.
Evenimentin e sotem e shpalli të hapur Drejtori u Qendres për Kulturë s.Vasel Berishaj, ndërsa të pranishmit i përshendeti drejtoresha e OTT, Leonora Dedivanaj, e gjithë kjo nën moderimin e gazetares Bora Lucaj.Në të shkuaren Logu kishte karakter garues, ku bëhej perzgjedhja e bukuroshes së Bjeshkes. Por sot sfilata e vajzave kishte vetëm karakter revijal.Pastaj, programi vazhdoi me pika muzikore ku interpretuan Arton Nikprelaj dhe Dixhej Toma.( Malesia.org date 03.Gusht 2022).

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit