E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriFikret Lulanaj : Deçiqi- Legjenda e Gjalle ne Malesi...

Fikret Lulanaj : Deçiqi- Legjenda e Gjalle ne Malesi…

Deçiqi – legjenda e gjallë në Malësi .Në aspektin kombtar, Malesia njihet me emrin e Deçiqit, posaçërisht gjate shekullit te kaluar. Ai u be mburoj e krejt Malesise prej secilës furtune qe frynte ne drejtim te Saj. E Malesine e mbrojti, sikurse nena mbron pasardhësit e saj nga çdo rrezik i mundshëm…
Deçiqi i ditëve tona përsëri shkruan histori për Tuz e Malesi. Por kësaj radhe jo mali, por FC Deçiqi. Ai është i pari i anës sonë qe na mundësojë Evropën. Na drejtoj dhe udhëheqi ne vendin te cilit i takojmë ne aspektin historik, nacional, shpirteror, kulturor dhe sportiv. Na mesoj se me mund, pune, djerse dhe mend mund te fitojmë vendin e merituar, por te mohuar, ne mesin e kombeve te qytetëruara. Na tregoj se kur me dashuri te zjarrtë punohet për vendin e vet, gjithcka mund te arrihet. Na tregoj se vetëm te bashkuar kemi te ardhme te siguruar dhe sukses për gjeneratat e ardhshme. FC Deçiqi e kishte te veshtire te arrij ne Evrope, por është e sigurt qe tash është pjese e saj , aty do te mbes përgjithmonë. Per kete e kane meritën te gjithë: Tuzjanet, Hotjanet, Grudjanet, Trieshjanet, Koqasit. Vetem te bashkuar, me qellim qe përgjithmonë te krenohemi me (FC) Deçiqin mund radhitemi përgjithmonë ne Evropën e te ardhmes sone. Dhe te kujtojmë fjalët ;” Mos te bëjmë përçarje, mos te pyesim se çfarë bën Deçiqi për Ne, por cka bëjmë ne për Deçiqin”. Sa me shume nderime për Deçiqin, aq me shume do te nderohemi nga te tiert.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit