E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriDEKLARIMI : Ilir Meta do te kete fatin e Sali Berishes..deklaron gazetari...

DEKLARIMI : Ilir Meta do te kete fatin e Sali Berishes..deklaron gazetari Poli HOXHA.

“Ilir Meta do ketë fatin e Sali Berishës”/ Sapo vjen paralajmërimi i fortë nga…

Gazetari Poli Hoxha ka paralajmëruar se Ilir Meta ashtu si Sali Berisha do të kenë të njëjtin fat duke u përfshirë në hetimet e SPAK-ut dhe ‘Drejtësisë së Re’ nën akuzën e korrupsionit.

Gjatë intervistës për ‘Dritare TV’, Poli Hoxha tha se Meta por edhe partia e tij do të bëhen pjesë e tranzicionit të drejtësisë për të korruptuarit.

“LSI është SHPK, është një lëvizje që ekziston lideri pa ekziston edhe ajo. Në momentin që liderit i fillojnë problemet penale, bie në letargji. Kur është në pushtet fryhet, shkon 250 mijë vota kur nuk është në pushtet thahet. Në këtë kuptim nuk e shih fare, Ilir Metën e shoh si pjesë të kësaj që po ndodh me Berishën. E kanë gatuar vetë fatin e tyre, jo ne. Na kanë vjedhur, edhe kohën madje. Prej demokracisë mendonim se do të hynim në BE dhe kaluan 32 vite dhe ende nuk ka shpresë. Si mund t’i them unë vajzës që voto për Berishën, duhet t’ju hapin rrugë të rinjve. Këta nuk lëvizin, nuk shkuleshin as me votë. Tani të ndiqet rruga penale”, the Hoxha.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit