E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriE tmerrshme: Gjendet ne nje valixhe trupi pajete i nje shqiptarje..

E tmerrshme: Gjendet ne nje valixhe trupi pajete i nje shqiptarje..

Gijotina
Shkarko Aplikacionin TANI !

No ThanksINSTALL

 

Gjendet në një valixhe trupi i pajetë i shqiptares/ Detajet

 

 

Gjendet trupi i pajetë i një 41-vjeçareje në Selanik. Sipas raportimeve, trupi i pajetë u gjet në një valixhe. Autoritetet policore greke kanë arrestuar bashkëshortin e viktimës dhe një shokun e tij.

Viktima është Gjeorgjia Murati, banore e lagjes Kalamaria të Selanikut, për të cilën bashkëshorti i saj kishte deklaruar tek organet policore se nuk është kthyer në shtëpi mbrëmjen e parë të këtij viti pas punës.

Pas tre ditësh, në hetime dhe kërkime kanë marrë pjesë edhe efektivët e departamentit të krimeve të rënda dhe mbrëmjen e së hënës është gjetur trupi i saj pajetë në një baule në një zonë të Halkidhisë.

Gjeorgjia ishte nënë e një vajze 13 vjeç nga martesa e parë e saj, ndërsa ishte shtatzanë në muajin e tretë me bashkëshortin e ri.

Ky i fundit kishte deklaruar në polici pas zhdukjes se ajo i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se kishte shkuar nga shtëpia e mamasë së saj, ndërsa kishte marrë me vete edhe një shumë prej 5000 eurosh.

Më vonë ka thënë se i kishte dërguar një mesazh edhe nënës së vet, ku i thoshte se ishte larguar pasi kishte disa çështje për të zgjidhur. Janë arrestuar dy persona, bashkëshorti i fundit i viktimës dhe një shoku i tij, i cili duket se ka pohuar se 41-vjeçaren e ka vrarë burri i saj duke mos ditur ende shkakun.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit