E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriLajme Shkurt: 11.02.2021

Lajme Shkurt: 11.02.2021

1- Reshjet përkeqësojnë situatën në rajonin e Shkodrës. Zgjerohet harta e zonave të përmbytura. Prezencë e madhe uji gjatë paradites edhe  nëpër  disa lagje të qytetit të Shkodrës!

2- Përmbyten disa biznese në afërsi me liqenin e Shkodrës në zonën e qytetit të Koplikut  dhe Grizhes. Përmbytje dhe në fshatin Polvar të Njësisë Administrative Qendër, Bashkia Malësi e Madhe!

3-1105 të infektuar dhe 14 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Situata e rënduar edhe në Rrethin Malësi e Madhe.

4- SPAK: Arrestime të bujshme në Gjykatën e Fushë-Krujës. Në pranga për korrupsion  Gjygjtarja Enkelejda Hoxha me akuzën për korrupsion në lirimin e kokave të krimit. Numri i të arrestuarve shkon në 10, mes tyre dhe Kancelarja e Gjykatës dhe avokati mbrojtës i një të dënuari, Sajmir Petanit!

5- Edi Rama: Arrestimi i pritshëm. Rezultat i reformës në Drejtësi.

6- Pezullohet mjeku kardiolog i QSUT Edvin Prifti për korrupsion. Policia i gjen 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë në shtëpi dhe në zyrë!

7- Shkodër: Policia arreston 4 shtetas për vepra të ndryshme penale. Gjithë të arrestuarit  nga qarku i Shkodrës!

8- Shkodër Drejtori i Policisë Niko Brahimaj: Nëse gjeni një lokal hapur në Shkoder pas ores 20:00 une jap dorëheqjen!

9- Librazhd: Ndërron jetë e prekur me Covid-19 gazetarja e njohur Zenepe Luka. Luka ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare!

10- Politikë: Petro Koçi publikon një fakt që inkriminon Partinë Demokratike me firmën piramidale “Gjallica”. Koçi bën publik dokumentin që fakton dhënien e 50 mijë euro Partisë Demokratike në Janar të vitit 1996, disa muaj para zgjedhjeve!

11- Lulzim Basha: Jemi mirë me sondazhet. Fitojmë bindshëm si opozitë me 25 Prill!

12- Besnik Mustafaj: Kundër emërimit të Tritan Shehut drejtues politik i Qarkut të Gjirokastrës. Komisioni e kishte shkarkuar me vota unanime duke gjykuar se ishte i vjetër dhe i konsumuar si politikan!

13- Në ditët në vijim priten reshje dëbore dhe ulje drastike të temperaturave. Reshje dëbore priten në pjesën më të madhe të territorit ka njoftuar shërbimi sinoptik.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit