E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriAnalisti Bushati: SPAKU - Pjese e rregjimit,po na ven shkelmin ne fyt..02.11.2023

Analisti Bushati: SPAKU – Pjese e rregjimit,po na ven shkelmin ne fyt..02.11.2023

Bushati: SPAK pjesë e regjimit, po na vënë shkelmin në fyt

 

“Opozita është me shpatulla për muri, është në një pozicion si ajo familja që i shkon banda në shtëpi dhe ka dy rrugë: ose do të ngrejë duart dhe banda ti dhunojë ose do të përleshet me bandën”, tha analisti Andi Bushati në emisionin “Të Paekspozuarit”.

 

Ai tha se në një regjim është e pamundur që njerëzit të votojnë të lirë pasi votohet Tom Doshi, QIfja, Erion Veliaj e Edi Rama.

“Sali Berisha dhe partitë e reja që po tentojnë të ngrihen kanë një bandë përballë, që po na rrëmben gjithçka. Kemi një regjim, pjesë e të cilit është edhe SPAK, që po na vë shkelmin në fyt të gjithëve”, tha Bushati.

Ai theksoi se në një regjim edhe aktet radikale do të shuhen. “SPAK merret me Belerin, nuk merret me Ramën, nuk heton Veliajn, nuk merret me këtë bandën, nis me krimin dhe oligarkinë dhe pastaj vazhdon”, tha Bushati..02.11.2023.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit