Reshje të dendura dëbore në zonën e Shkrelit

0
325

Pasi kanë pushuar reshjet e shiut, qysh nga dita e djeshme situata ka ndryshuar. E gjithë zona malore ne rrethin e Malësise së Madhe është mbuluar nga dëbora, trashësia e së cilës në zonat e Kelmendit, Kastratit e Shkrelit ka arritur deri në dy metër.

Për pasojë gjatë dy ditëve të fundit ka patur bllokime në disa akse rrugore. Aktualisht edhe pse Autoriteti Shtetëror i Rrugëve ka dërguar disa mjete borëpastruese, mbetet totalisht i bllokuar aksi rrugor Bogë drejt pikës turistike të Thethit.

Nga ulja e temperaturave ditët e fundit dëbora ka ngrirë, çka e ka vështirësuar edhe më shumë punën e forcave dhe mjeteve per zhbllokimin e këtij aksi rrugor. Megjithatë dëbora ka krijuar një peisazh mahnitës në zonën e Bogës dhe Qafë Thorës ku mësohet se kanë arritur të mbërrijnë disa automjete të tonazhit të rëndë. Si pasojë e reshjeve dhe bllokimit të aksit rrugor afro 50 familje në Theth mbeten të izoluara nga pjesa tjetër e vëndit.

ZANI VERIUT

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu