E dielë, Prill 27, 2025
KreuPakategoriLAJMI : Ja si SHBA & SPAK do te pastrojne politiken...

LAJMI : Ja si SHBA & SPAK do te pastrojne politiken Shqiptare.Priten arrestime te forta para zgjedhjeve te 11 Majit..

Ja si SHBA-BE po spastrojnë elitën 35-vjeçare politike, Berisha, Meta, Mediu, Veliaj dhe Rama “kurbanët e parë” të…

Ja si SHBA-BE po spastrojnë elitën 35-vjeçare politike, Berisha, Meta, Mediu, Veliaj dhe Edi Rama “kurbanët e parë” të dosjeve korruptive, priten arrestime të forta para zgjedhjeve, lëvizje tektonike në 11 maj

Elmas Bogdani

Shqipëria është në prag të një tërmeti politik, ku Prokuroria e Posaçme (SPAK) me ndihmën e padiskutueshme të SHBA dhe BE po vendosin të bëjnë atë që asnjë institucion shqiptar nuk guxoi dot në 35 vite: të hapin dosjet korruptive dhe të shkundin elitën e vjetër politike nga themelet. Siç thotë populli, “peshku qelbet nga koka”. Dhe duket se “peshqit e mëdhenj” për të cilët fliste ish-ambasadori i SHBA Donald Lu që në vitin 2016 janë më në fund gati për t’u pastruar nga rrjetat e SPAK-ut dhe ndërkombëtarëve. Prokurorët specialë po e fillojnë nga emrat në krye të listës që për shqiptarët janë bërë si pjesë e orendive të shtëpisë: Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Erion Veliaj, Edi Rama, Tom Doshi, apo dhe krerë të tjerë partish që po kërkojnë të riciklohen sërish në zgjedhjet e 11 majit.

Goditjet e SPAk

Sali Berisha, i shpallur non-grata nga SHBA dhe Britania, është simboli i një epoke ku politika dhe biznesi ishin thjesht dy anë të së njëjtës medalje. Për herë të parë ai po përballet me drejtësinë shqiptare, e cila për 35 vjet ka pasur frikë edhe ta shohë në sy. Dosja Partizani është vetëm maja e ajsbergut, pasi pas saj “21 Janari”, vrasjet në Tropojë, apo edhe çështje të tjera që lidhen me fshehjen e pasurisë dhe pastrimin e parave po hetohen nga themelet. Nga ana tjetër Ilir Meta, që punën e parë e ka deputet, vazhdon të betohet nga burgu për luftë ndaj oligarkëve, ndërkohë që rrjetat financiare të tij duken më të dendura se ato të një peshkatari profesionist.

SPAK po e heton për fshehje të pasurisë, korrupsion dhe pastrim parash. Akuza që mund ta mbajnë shumë gjatë në burg. Po ashtu, Fatmir Mediu, një jetë në politikë. Dosja e Gërdecit është bërë si një film me vazhdime pafund, por këtë herë duket se protagonistët nuk do të shpëtojnë me një episod të ri. SPAK ka rinisur hetimet dhe arrestimi i tij i mundshëm para zgjedhjeve do ishte një sinjal i qartë për të gjithë. Drejtësia e re shkoi deri te Erion Veliaj, i cili dy ditë më parë u la në burg nga Apeli i Posaçëm. Altin Dumani dhe prokurori Ols Dado vazhdojnë të mbledhin prova të tjera korruptive për kryebashkiakun. Radhën tashmë mund ta ketë edhe kryeministri Edi Rama. Edhe pse është mjeshtër i artit të mbijetesës politike, dalja e disa dosjeve të reja nga SPAK dhe presioni ndërkombëtar mund ta vendosin në një situatë ku pikturat dhe filozofitë e tij franceze nuk do të mund ta shpëtojnë.

Lëvizje tektonike

Por nuk janë vetëm këta “peshqit e mëdhenj” ata që duhet të tremben. Burime të sigurta tregojnë se një numër i madh bashkëpunëtorësh të këtyre figurave kryesore janë gjithashtu në listën e arrestimeve të mundshme. Ministra, deputetë, sekretarë këshilltarë, biznesmenë të lidhur me pushtetin, dhe madje edhe figura të drejtësisë që për vite me radhë kanë ndihmuar në mbulimin e aferave, do të përballen me prangat e SPAK-ut. Këto goditje nuk janë thjesht simbolike. Ato mund të krijojnë një efekt domino, duke tronditur strukturën politike përpara zgjedhjeve të 11 majit. Arrestime në nivelet e dyta dhe të treta të pushtetit mund të krijojnë fraktura brenda partive, duke i lënë ato të çoroditura dhe të paafta për të menaxhuar një fushatë normale. Shqiptarët janë mësuar me arrestime të bujshme që shpesh përfundojnë me lirime të heshtura. Por këtë herë duket se loja ka ndryshuar.

Me SPAK-un që ka marrë “dritën jeshile” nga ndërkombëtarët dhe me mbështetjen e një sistemi drejtësie që nuk kontrollohet më nga “big bosët” e vjetër, shumëkush mund të përfundojë pas hekurave. Dhe nëse këto arrestime ndodhin vërtet, atëherë Shqipëria do të futet në një epokë të re politike. Sigurisht, nuk është se po shpresojmë për një klasë politike tërësisht të pastër, ky do të ishte një luks i tepruar për këtë vend. Por të paktën, elita e vjetër që ka konsumuar çdo burim ekonomik dhe moral të vendit do të marrë një goditje të fortë dhe të tjerët që do t’i zëvendësojnë do të mendohen dhjetë herë para se të firmosin një tender.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit