Opinion //
UNË KOMUNISTI E TI DEMOKRATI I MJERË….nga Besnik Abdyli..
———————————————————————
..Të jesh kritik i Berishës nuk e kanë për gjë ca tipa të emërojnë Komunist por të fusin e ca epitete që të vjen turp për atë të mjerë që shkruan. Unë jam një nga ata që mbaj këtë rrisk. Jo se më vjen turp të kem qenë komunist se në fund të fundit komunist kanë qenë po njerëzit tanë por kur themi komunist flasim për atë komunistin keqdashës që tu qepte këmba , këmbës e nuk të lente pa ta bërë të zezën e nuk flasim për komunistët njerëz të ndershëm që për shumë arsye mbanin testën.. Kishte një pjesë që i kishin propozuar e nuk mundet të.kundërshtonin sepse mund të kundërviheshin po kishte e nga ata që me anë të testës mundoheshin ta bënin jetën më të lehtë nga privilegjet që ju jepte të qenurit komunist. Sido qoftë o demokrat i mjerë që më etikon komunist mua që të prek ty udhëheqësin tënd duhet të dish se kush më ka njohur mua do të shkriheshin gazit të më imagjinonin mua rebelin e asaj kohe komunist.
KOMUNISTI keqdashës o demokrat i mjerë që ta njohësh është ai që ti më kundërvihesh mua e nuk len fjalë të ndyrë pa u shprehur pra Sali Berisha.
Ky komunist more i mjerë është ai që mori pushtetin në emër të demokracisë e nuk bëri gjë tjetër vetëm zbatoi pikë për pikë me ligjin 7501 reformën agrare me të cilën me këtë ligj grabiti tokat e pronarëve të vërtetë. Ky ligj i pa precedent është plagë e pa shpresë e sot pa përmendur me dhjetra të vrarë për çështje pronësinë. Ti demokrat i mjerë që më cilëson komunist duhet të dish që ky njeri erdhi në pushtet me program që mbronte të drejtat e pronarëve këtë e tradhëtoi e nuk e zbatoi.Këtu merrte fund jeta e politikanit gjersa nuk e zbatoi menjëherë duhej të tërhiqej nga jeta politike. Ky është rregulli në demokraci. Por komunistët nuk dorëzohen përkundrazi luftojnë me mendimet e tyre të errëta duke luftuar për ngritjen e kultit individit
Këtë bëri KOMUNISTI Berisha Nuk dua të përmend të zezat që bëri këtij vëndit sepse ato dihen e i kam rrjeshtuar herë tjetër e që ti demokrat i mjerë më kundërvihesh mua me libër shtëpie.. Pikërisht këtë pra kultin e individit që punoi me forcë Berisha e realizoi me sukses. Ai rrënjosi në kokën tënde more demokrat i mjerë të pa gabueshmin ,heroin e kohës që ti je gati të djegësh për të ,të më shash mua e të tjerë si unë pa pikën e përgjegjësisë.. Ky KOMUNISTI Berisha erdhi krah për krah ambasadorit Amerikan hap mbas hapi miting mbas mitingut e u pranua masivisht. U pranua si shteti më kampion i demokracisë e që nuk e ka lënë vendin tonë të asimilohet nga ngjarjet e tekat e europës dikurshme . Por gjatë rrugës të kësaj të ashtuquajturi demokraci ky shtet i gjithëpranuar si aleat mbrojtësi ynë po investon fuqishëm për të çrrënjosur korrupsionin e shtrirë në të gjitha fushat.
Një akt domethënës është non grada e KOMUNISTIT Berisha.. Tashmë këtë e ka tërbuar e lufton si kafshë e plagosur që lufton për jetën. Rezultatet duken sepse të ka ty o demokrat i mjerë që të ka rrënjosur kultin e individit. Ti tashmë i rrin në krahë e mbështet fort e kthen ambasadoren në Kimete.
Mirë mua më bën komunist por dhe zonjën ambasadore të shtetit që kemi pranuar si mbrojtësin tonë e ke shkarkuar si ambasadore të Amerikës e ke kthyer si ambasadore të një shoqatë që ka tradhëtuar vëndin e saj e bën punë shkatërruese për vëndin tonë.. Këto dokrra ti more i mjerë që Berisha të ka injektuar i ke marrë shabllon e pret që zonja e nderuar ti kërkojë të falur Berishës tënd e më tepër vet Blinken të përulet para Berishës.
Kulmi i çmendurisë të një KOMUNISTI të denjë kur dikur thoshte se e tërë bota i ka sytë nga ne e dridhet .
E ç’të thuash ty më o demokrat i mjerë mund të vazhdosh me dozën që ke marrë nga Berisha KOMUNISTI i fundit në ballkan !……..07.04.2022.