KreuPakategoriFerit HOXHA: 25 vite nga marreveshja e OHRIT.

Ferit HOXHA: 25 vite nga marreveshja e OHRIT.

NiMinistri Ferit HOXHA. 25 vite nga Marrëveshja e Ohrit.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar këtë të mërkurë, në prag të 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, duke e cilësuar atë si një nga arritjet më të rëndësishme politike dhe diplomatike në historinë moderne të Ballkanit.

Në një reagim të gjatë, Hoxha thekson se marrëveshja e nënshkruar më 13 gusht 2001 përcaktoi rrjedhën e zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut dhe krijoi bazat për një shtet më demokratik, gjithëpërfshirës dhe multietnik

Sipas ministrit shqiptar, Ohri dëshmoi se konfliktet ndëretnike në Ballkan nuk zgjidhen përmes forcës, por përmes dialogut, kompromisit politik, respektimit të të drejtave dhe ndërtimit të institucioneve që garantojnë barazi për të gjithë qytetarët.

“Jo ndarjen, por bashkëjetesën; jo fitoren e njërës palë mbi tjetrën, por kompromisin; jo përjashtimin, por ndryshimin e mënyrës se si ndërtohet dhe funksionon shteti për të gjithë”, shkruan Hoxha, duke përshkruar frymën e marrëveshjes.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit