KreuPakategoriPamfleti : Kush e trembi " karten e djegur" Sali Berishen qe...

Pamfleti : Kush e trembi ” karten e djegur” Sali Berishen qe te mos delte ne proteste..

Pamfleti :Kush e trembi “kartën e djegur” Sali Berisha të mos shkonte në protestë?

Fillimisht i shpalli protestuesit njerëz të Sorosit dhe të agjenturave të huaja, ndërsa tani kërkon t’u ngjitet “pas këpucës” për të rikthyer në pushtet PD-në e braktisur nga qytetarët.

Disa ditë para protestës së të shtunës, Sali Berisha, përveç thirrjes drejtuar shqiptarëve për të dalë në shesh, deklaroi se deputetët, zyrtarët dhe anëtarët e PD-së do t’i bashkoheshin protestës së studentëve, pedagogëve dhe qytetarëve.

Në një protestë masive nuk mund të numërosh sa pjesëmarrës i përkisnin Partisë Demokratike. Megjithatë, duke u futur në lëvizjen e studentëve, pedagogëve dhe mijëra qytetarëve, Sali Berisha synon të marrë monopolin e “pronësisë” mbi protestën.

Gjatë protestës u vunë re disa fakte. Nga 46 deputetë dhe rreth 60 funksionarë të PD-së, morën pjesë vetëm 11. Prania e partisë ngjante si pjesëmarrje me delegim, sa për të bërë fotografi dhe për të dhënë deklarata televizive në periferi të protestës.

Sali Berisha vetë nuk doli në shesh. Mungesa e tij ngre pyetjen nëse e pengoi mosha apo frika nga refuzimi publik. Ai nuk guxoi të dilte në krye të grupit që dërgoi në protestë. Këtë herë munguan edhe vajza dhe dhëndri i tij.

Një parti politike e degraduar dhe e shpartalluar, me deputetë, zyrtarë dhe drejtues degësh që kanë humbur besimin publik, ka nevojë t’ia përvetësojë mbështetjen popullore një proteste që nuk e ka organizuar vetë. Në këtë gjendje ndodhet sot PD-ja e braktisur nga një pjesë e madhe e qytetarëve.

Edhe Sali Berishës i duhet fasada e mbështetjes popullore. Ai e sundon këtë parti prej 36 vitesh si kryetar fisi. Ka qenë president dhe kryeministër, por sot përfaqëson një kartë të djegur dhe është vetë objekt i kërkesës së protestuesve për largim dhe ndëshkim, njësoj si Edi Rama.

Kur nisi protesta e flamingove, Sali Berisha i sulmoi protestuesit publikisht tri ose katër herë në ditë për një javë rresht. Ai i akuzoi si të nxitur dhe të paguar nga Sorosi dhe nga agjentura të huaja antiamerikane.

Berisha nuk veproi nga mungesa e informacionit. Ai e bëri për shkak të damkës familjare “non grata” dhe për t’iu afruar politikisht Donald Trumpit, pasi protesta nisi kundër investimit ku përfshihet Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan.

Kur protesta vendosi si objektiv dorëheqjen e Edi Ramës, largimin e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgatitura nga një qeveri teknike jopartiake, Sali Berisha shpalli aleancën e pakërkuar me protestuesit.

Përpjekja e tij për t’iu ngjitur protestuesve “pas këpucës” synon kapjen dhe shfrytëzimin e lëvizjes si mundësi për ta rikthyer PD-në në pushtet. Kjo ëndërr do të mbetet e tillë për sa kohë demokratët mbajnë Sali Berishën në krye të partisë.

Demokratët nuk janë moralisht të djegur dhe as të urryer nga shqiptarët. Këtë barrë e mbajnë Sali Berisha, djali, vajza, dhëndri dhe shtabi i deputetëve që kanë uzurpuar kupolën e PD-së, ashtu siç Edi Rama dhe klani i “Rilindjes” mbajnë përgjegjësinë për degradimin e Partisë Socialiste.

Nëse Sali Berisha do të ishte figurë e pastër dhe e pranuar nga shqiptarët, ai do të çohej edhe nga shtrati për të dalë në protestë, në krye të deputetëve që dërgoi për fotografi dhe deklarata televizive.

Ai nuk mund të shkojë mes protestuesve që kërkojnë largimin dhe burgosjen e tij. Aq më pak mund të pretendojë t’u marrë atyre një lëvizje që kundërshton regjimin 36-vjeçar të PS-së dhe PD-së.

Sali Berishës i duhet kjo protestë e gatshme, masive dhe e fuqishme, sepse PD-ja e ka humbur aftësinë për të organizuar protesta me ndikim. Përleshja fizike brenda selisë së partisë më 8 janar 2022 ia hoqi edhe pjesën e mbetur të moralit dhe besimit publik.

Qytetarët e shpërfillin PD-në edhe për një arsye tjetër. Sali Berisha ka bërë dhe vazhdon të bëjë pazare me Edi Ramën, duke e përdorur partinë për interesat e veta politike, personale dhe familjare./Pamfleti

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit