E premte, Mars 21, 2025
KreuPakategoriLajmi : Kreu i SPAK Altin Dumani takohet ne Greqi me...

Lajmi : Kreu i SPAK Altin Dumani takohet ne Greqi me Administratoren e DEA Anne Milgram. BASHKPUNIM I SHKELQYER.. .

Athinë/ Kreu i SPAK, Altin Dumani takohet me administratoren e DEA-s amerikane! Vlerësohen rezultatet e Prokurorisë në luftën ndaj krimit ndërkombëtar

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme,  Altin Dumani, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Luftën kundër Drogave, e cila po zhvillohet në Athinë, Greqi nga datat 24-26 Shtator 2024. Gjatë këtij aktiviteti Dumani zhvilloi një takim me Administratoren e DEA-s amerikane, Anne Milgram.

Gjatë këtij takimi, Milgram vlerësoi rezultatet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, me fokus të veçantë në trafikimin e narkotikëve. Të dy drejtuesit riafirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy agjencive dhe u angazhuan për forcimin e tij, i cili do të kulmojë me hapjen e përfaqësisë së DEA-s në Tiranë.

Ky bashkëpunim është jetik për adresimin e suksesshëm të sfidave globale që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit