E martë, Nëntor 12, 2024
KreuPakategoriLajmi : Lulzim Basha dorzon ne Kuvend projektligj per vetingun e politikaneve..06.11.2023

Lajmi : Lulzim Basha dorzon ne Kuvend projektligj per vetingun e politikaneve..06.11.2023

Sot depozitova në Kuvend projekt-ligjin për vetting-un e politikanëve”, Basha: Tani nuk ka më alibi

Lulzim Basha: Sot kam depozituar në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për vettingun e politikanëve. Ashtu siç e pata njoftuar para disa javësh, grupi i punës në PD, jursitët më të mirë që kemi kanë bërë gati një projektligj që mundëson kontrollin e detajuar të pasurisë së çdo politikani të rrethit të tij familjar apo shoqëror, si dhe lidhjet e papërshtatshme apo thënë ndryshe bashkëpunimin e një politikani me krimin e organizuar. Dy janë parimet që zbatohen në këtë projekt-ligj. I pari: ndiq paranë, pra paraja e korrupsionit, paraja e politikanit të korruptuar e fshehur në çfarëdo forme, gjurmohet përmes instrumentave që jepen autoritetit për luftën kundër korrupsionit, thënë ndryshe një ILDKP e reformuar dhe e fuqizuar. Dhe së dyti sa i takon lidhjeve kriminale, i jepen kopetenca të njëjtit autoritet që në bashkëpunim me SPAK-un me BKH-në me shërbimet inteligjente të vërtetojnë nëse një politikan gënjen apo thotë të vërtetën kur deklaron çdo vit me detyrim se nuk ka kontakte të papërshtatshme, thënë ndryshe kontakte me botën e krimit të organizuar. Ky është një model që është në përputhje totale me Kushtetutën e Shqipërisë, me kartën europiane të të drejtave të njeriut, por në të njëjtën kohë mundëson që politikanët shqiptarë t’i nënshtrohen të njëjtit kontroll të cilit i nënshtrohen sot magjistratët, prokurorët, por po kështu dhe punonjësit e policisë dhe gardës së Republikës. Projekt-ligji është depozituar, nuk ka më asnjë alibi. Tani është momenti që përmes votës së tyre, çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë të shprehet dhe të mos fshihet dhe përmes votës së ligjit të vettingut të politikanëve t’i tregojmë shqiptarëve se kush janë politkanët e korruptuar që duhet të largohen dhe të lënë mandatin e tyre, kush janë politikanët e lidhur me krimin që nuk munden më të qëndrojnë se mbrojnë interesat e publikut kur në fakt promovojnë interesat e atyre që i kanë sjellë dhe të pastrojmë politikën duke i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një politikë të pastër nga korrupsioni dhe nga lidhjet me krimin e organizuar.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit