E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriTRAGJIKE: Rruga DUKAGJINIT- Humb jeten Skavatoristi.12.10.2023

TRAGJIKE: Rruga DUKAGJINIT- Humb jeten Skavatoristi.12.10.2023

 

Tragjike/ Bie masivi i dheut në aksin në ndërtim, vdes shoferi i eskavatori në Shkodër (EMRI)

Një aksident tragjik me një viktimë është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Shkodër.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ndërkohë që po kryheshin punime në aksin rrugor Prekal-Kir, është shkëputur nga lartësia, një masiv dheu.

Si pasojë, masivi i dheut dhe gurëve ka zënë poshtë një eskavator që ka rënë në greminë. Fatkeqësisht ka ndërruar jetë drejtuesi i ekskavatorit, shtetasi Zef Perndreu, 56, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.’- njofton policia.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit