E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriShkodër: Rikthehet situata emergjente

Shkodër: Rikthehet situata emergjente

  • Reshjet e ditëve të fundit kanë rikthyer situata problematike në Qarkun e Shkodrës. Dalja e Bunës nga shtrati ka shtuar nivelin e ujit në aksin që lidh Dajçin me Darragjatin i cili praktikisht është i pakalueshëm nga automjetet e zakonshme. Krahasuar me një ditë më parë niveli i ujit është rritur me 70 cm. Gjithashtu është rritur dhe niveli i ujit  me 30 cm tek Ura e Bahçellekut nga prurjet e pazakonta të lumit Kir. Situata po ndiqet me vëmëndje nga emergjencat civile dhe Institucionet e Prefekturës dhe Bashkisë së Shkodrës. Sipas komunikatës për shtyp të këtyre institucioneve përgjithësisht situata nuk paraqet problematika të rënda. Sidoqoftë gadishmëria sipas tyre është në kufinj maksimal, megjithatë edhe pse nuk përmënden duhet thënë se kryesisht në zonat malore ka bllokime të akseve rrugore nga reshjet e dëborës dhe mungesë të energjisë elektrike. Më të theksuara në zonat e thella të Kelmendit, Shkrelit e Kastratit.
  • Zani Veriut

    PËRGJIGJE

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

    Shkrimet e fundit