E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriRruga e "gjobave" nga policia..

Rruga e “gjobave” nga policia..

Rruga ngjitur me Bashkine qe zgjatohet drejt lagjes  Culaj pa frike mund te quhet dhe rruga e ” gjobave ” nga policia. Nje tabele ne hyrje e ndalon qendrimin e automjeteve por qe ne fakt nuk respektohet nga askush. Qytetare te ndryshem per  sherbime ne Bashki e parkojne aty automjetin e kur dalin mdodh qe gjejne nje flete gjobe mbi xham . Policia qe duket sinjalizohet ,mesyn me yrysh disa here ne dite e ” ploteson ” planin e gjobave. Fotot qe ilustrojne lajmin jane shkrepur gjate oreve te para te dites se sotme.  Ne shume raste kur  parkohen dhe makina te pushtetareve dhe vete policise, per çudi asnje polic nuk kujtohet per gjobat. Nje  situate e tille eshte ne te gjitha ditet kur punohet ne Bashki. Ne kushte te tilla shume ma normale do te ishte heqja e tabeles dhe mos te gjobiten  pa shkak drejtuesit e automjeteve ,aq ma teper qe dhe policet qe vinë disa here në dite te ky aks fare mire mund te kryejne detyra te tjera ne sherbim te ruajtjes se qetesise e rendit publik. Ose ligji te jete per te gjithe njesoj pavaresisht se te kujt jane automjetet qe parkohen aty.

08.06.2021.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit