E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriNew YORK : Shoqata " Malesia e Madhe" perjashton Elez Niković nga...

New YORK : Shoqata ” Malesia e Madhe” perjashton Elez Niković nga radhet e saj…

Shoqata “Malësia e Madhe” nga New Yorku, solli Vendim që të perjashtoi nga radhet e veta antarin e krysisë, Elez Nikoviq,

 

 

 

 

 

 

 

Nikoviq, nga shoqata në fjalë përjashtohet pasiqë, u caktua bartës i Listës i koalicionit DPS-UDSH-PB-SD, për zgjedhjet lokale të 5 marsit në Tuz.

 

 

 

Lexoni postimin e plotë:

 

 

 

 

 

 

 

Vendim

 

 

 

 

 

 

 

Duke u mbështetur në Nenin 2 dhe paragrafin 2 të Nenit 21 të Statutit të kësaj Shoqate Këshilli drejtues vendosi që t’a largojë nga Shoqata Elez Nikaj.

 

 

 

 

 

 

 

Personi në fjalë shkarkohet nga çdo e drejtë dhe detyrë që mbante deri më tani në Shoqatë. Shoqata “Malësia e Madhe” – NY distancohet nga çfarëdo aktiviteti apo veprimtarie të tij në të ardhmen.

 

 

 

 

 

 

 

Këshilli drejtues konsideron se drejtimi që ai zgjodhi është në kundërshtim me qëndrimet, parimet dhe qasjet tona në raport me interesin e Malësisë.

 

 

 

 

 

 

 

Kjo është hera e parë që Shoqata jonë ndërmerr një akt të kësaj natyre mbas tri dekadave punë intensive të pandërprerë.

 

 

 

 

 

 

 

Sidoqoftë, Shoqata do të mbesë unike dhe e palëkundur në punën dhe veprimtarinë e saj për të cilën është përcaktuar.

 

 

 

 

 

 

 

Shoqata “Malësia e Madhe” – New York

 

 

 

 

 

 

 

Kryetar, Shaqir Gjokaj

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit