E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriLajmi : Te Henen mund te kete trazira ne Tirane.Sali Berisha ka...

Lajmi : Te Henen mund te kete trazira ne Tirane.Sali Berisha ka thirrur proteste..

SPAK kërkon arrestimin/ “Militantët e Berishës do përleshen me policinë”, skenari që sjell trazira…

LAJMI :Nikollë Lesi thotë se të hënën Tirana do të ketë trazira nga militantët demokratë pasi do të vendoset “fati” i Sali Berishës.

Sipas gazetarit Nikollë Lesi, Këshilli i Mandateve do t’i japë leje SPAK që të arrestojë Sali Berishën.

Policia e Shtetit që të dielën në darkë kalon në gatishmëri të lartë. Të hënën, PD e Berishës, ka thirrur militantët dhe popullin opozitar në Tiranë për t’u konfrontuar me policinë. Kishte muaj që Berisha e kërkonte një mosbindje civile dhe kjo po vjen të hënën, datë 18 dhjetor. Mësohet se Berisha po lajmërohen kudo demokratët dhe skalionet e zjarrit për të ardhur në Tiranë. Nuk do të jetë protestë paqësore, kjo dihet nga burimet policore. Ditën e hënë votohet te kryesia e parlamentit, atje ku pritet vala e madhe e përplasjes së turmes, pra votimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha. Me pas të enjten votohet për të arrestuar Berishën, të cilin policia e shtetit do ta marrë me pranga në duar direkt nga salla e Kuvendit”, shkruan Nikollë Lesi në gazetën e tij “Koha Jonë”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit