E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriLAJMI: dy keyebashkiake po hetohen nga SPAK per shperdorim detyre dhe...

LAJMI: dy keyebashkiake po hetohen nga SPAK per shperdorim detyre dhe abuzim me TENDERA..

Dy kryebashkiakë të PS nën hetim nga SPAK, dyshohet se…

 

 

Dy kryebashkiakë socialist, të cilët u rikonfirmuan në detyrat e tyre edhe nga zgjedhjet e 14 majit, po hetohen nga SPAK për shpërdorim detyre dhe abuzime me tenderat.

Bëhet fjalë për kryebahskiakun e Kamzës, Rakip Suli dhe atë të Rrogozhinës, Edison Memolla.

Sipas TCH, që i referohet burimeve nga SPAK, dy kryebashkiakët po hetohen nga prokurori i posaçëm Elvin Gokaj, pas denoncimeve që ngrenë dyshime për dy zyrtarët se kanë abuzuar me tenderat e pastrimit të qytetit, por edhe se kanë firmosur dëmshpërblime mbi dëmtimet e banesave nga tërmeti.

SPAK nuk i ka marrë ende në pyetje dy kryebashkiakët por ka bërë gati ftesat për të pyetur punonjës të bashkive respektive.

Në të dhënat paraprake të përftuara nga hetimi dyshohet se disa qytetarë kanë përftuar dy herë dëmshpërblim për të njëjtin objekt.

Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e dokumentave mbi procedurën e ndjekur për tenderat dhe për dëmshpërblimet.

Disa nga kryebashkiakët socialistë janë hetuar, arrestuar dhe më pas dosjet e SPAK kanë përfunduar në GJKKO, me akuza të ngjashme për shpërdorim detyre dhe abuzime me tendera.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit